Kuteli 1, proza dhe vargje të zgjedhura Shiko më të madhe

Kuteli 1, proza dhe vargje të zgjedhura

Mitrush Kuteli BK003

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë vëllim të parë të botimit special të entit botues M.K gjeni ajkën e prozës së shkurtër dhe katër poezi të Mitrush Kutelit. Ky botim është përgatitur nga editori sipas dorëshkrimeve të autorit

Më shumë detaje

97 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M.K.
Fletët297
ISBN9789928180056

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Libri i parë i serisë 3-vëllimshe të veprës së zgjedhur të Kutelit, ku përfshihen disa nga rrëfimet më përfaqësuese të tij, si Vjeshta e Xheladin beut, Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit, Xha Brahua i Shkumbanores, Lumi i Madh, Fshati im e pi rakinë. Në pjesën e vargjeve – Poem kosovar dhe Poemi i Shëndaumit si dhe poezitë Po të vdes në dhé të huaj dhe Balta Shqipëtare.

Një pjesë të tyre (Vjeshta e Xheladin beut, Xha Brahua i Shkumbanores, Lumi i Madh, Më kot), Kuteli i ripunoi në vitet 1960-1964. Ato sillen në këtë botim sipas daktiloshkrimit, ndërsa tregimet e paripunuara vijnë sipas botimeve të viteve 1943-1944 me ndërhyrje fare të lehta bazuar në ndryshimet që i pat bërë vetë kuteli 20 vite pas botimit të parë. Në botimet e viteve ’60-’90 ka patur ndërhyrje të ashpra gjuhësore disa nga të cilat prekin edhe stilin, në disa raste ka patur edhe shkurtime.

Tregimi Parvera në Transilvani që Kuteli më 1965 e citonte ndër më të dashurit e tij, botohet këtu për herë të parë pas vitit 1943. Ashtu si Poemi Kosovar dhe poezia Po të vdes në dhé të huaj, as ky tregim nuk ndodhet në përmbledhjen 5-vëllimshe të botuar në fund të viteve ’80.

Në fund të librit, shënimi Pak fjalë mbi jetën dhe veprën e Mitrush Kutelit, nga A.Pasko dhe EPITAF-i që Kuteli e shkroi më 1965.

Në vëllimin e parë të botimit përmbledhës “Proza dhe vargje të zgjedhura”, Nr. 1 të Mitrush Kutelit janë përfshirë këto novela:

Xha Brahua i Shkumanores

Natë kollozhegu

Vjeshta e Xheladin Beut

Qysh e gjeti Ago Jakupi rrugën e Zotit

Më kot..

Lumi i Madh

Fshati im e pi rakinë

Parëvera në Transilvani

Ndërsa në vargjet e përfshira në këtë vëllim janë këto poezi:

Poem kosovar

Balta shqipëtare

Poemi i Shëndaumit

Po të vdes në dhe të huaj

Në këtë vëllim gjendet edhe një përshkrim i shkurtër për jetën dhe veprën e Mitrush Kutelit

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët297
ISBN9789928180056
Titulli origjinalM. K.
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 15 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI treti