I ri Pse deshtojne kombet Shiko më të madhe

Pse deshtojne kombet

Daron Acemoglu, James Robins A-004120

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

ORIGJINA E PUSHTETIT, PROSPERITETIT DHE VARFËRISË. I zgjedhur si një nga librat më të mirë të vitit nga Washington Post, Financial Times, The Economist, Business-Week, Bloomberg, Christian Science Monitor, Plain Dealer, etj...

Më shumë detaje

99 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
Fletët608
ISBN9789951721813

1 400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

PSE JANË DISA KOMBE TË PASURA DHE TË TJERAT TË VARFRA, TË NDARA NGA PASURIA DHE VARFËRIA, SHËNDETI DHE SËMUNDJA, USHQIMI DHE URIA?

A është kultura, klima apo gjeografia ajo që përcakton prosperitetin ose varfërinë? Siç dëshomet te Pse dështojnë kombet, asnjë nga këta faktorë nuk është as përfundimtar e as paracaktues.

Duke u bazuar në pesëmbëdhjetë vite hulumtime origjinale, Daron Acemoglu dhe James Robinson në mënyrë konkluzive na tregojnë se institucionet politike dhe ekonomike të krijuara nga njerëzit janë ato mbi të cilat bazohet suksesi ekonomik (ose mungesa e tij). Koreja, për shembull, është një komb jashtëzakonisht homogjen. Megjithatë, popullsia e Koresë Veriore është një nga më të varfrat në botë përderisa vëllezërit dhe motrat e tyre në Korenë e Jugut janë ndërmjet atyre më të pasurve. Dallimet mes Koreve janë për shkak të politikës që ka krijuar këto dy trajektore të ndryshme institucionale. Acemoglu dhe Robinson rendisin evidenca të jashtëzakonshme historike nga Perandoria Romake, qytet-shtetet majase, Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Afrika për të ndërtuar një teori të re të ekonomisë politike me relevancë të madhe për pyetjet e mëdha të sotit, ndër të tjera:

· A do të vazhdojë të rritet ekonomia e Kinës me shpejtësi të njëjtë dhe përfundimisht ta tejkalojë Perëndimin?

A i ka lënë pas Amerika ditët e saj më të mira? A jemi duke krijuar një rreth vicioz që e pasuron dhe e fuqizon një pakicë të vogël?

“Një vepër e shkëlqyeshme e dijes dhe një ekspozitë e fuqisë akademike për ekonominë.”

– Wall Street Journal

“Me të vërtetë mbresëlënës... I jashtëzakonshëm për thjeshtësinë dhe fuqinë e tij.” – Steven Levitt, bashkautor i Gjenikonomia

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët608
ISBN9789951721813
V. Bot2019
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiFlorim Canolli