Kanuni i Dibrës Shiko më të madhe

Kanuni i Dibrës

Xhafer Martini A-002792

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kanuni i Dibrës vjen si dëshmia më e madhe dhe më e plotë e tipologjisë së civilizimeve lokale shqiptare. I njëkohshëm dhe i barabartë për nga rëndësia me “Kanunin e Lekë Dukagjinit“ dhe me “Kanunin e Skënderbeut“ (me variantet dhe invariantet e tij)

Më shumë detaje

49 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet M&B
Fletët480
ISBN9789928172778

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

“Kanuni i Dibrës” ka të përbashkëta dhe dallime nga dy kanunet e Leke Dukagjnit dhe te Skenderbeut. Më hollësisht këto dallime do t’i gjeni në “Hyrjen” e mbledhësit të këtij Kanuni, shkrimtarit dhe kulturologut të mrekullueshëm, Xhafer Martini.

Këtu vlen të përmend vetëm një veçori dalluese të Kanunit të Dibrës – papraninë (mospërfshirjen) e institucioneve religjoze (kishës e xhamisë) duke mos privilegjuar e favorizuar në sanksionet kanunore as klerin. Nga ana tjetër, përpos barazisë së rreptë të rregullit, të cilit duhet t’i nënshtrohet gjithkush njëlloj, pa dallim, – Kanuni i Dibrës spikat për një elasticitet më human e vetëpërmbajtje më të thellë në shumë çështje “të nxehta” si “gjakmarrja”, “hakmarrja”, “gjaku”, “xhipi”etj.

Një tjetër “avantazh” i këtij Kanuni është sasia e bollshme e fakteve, detajeve dhe e rrëfimeve të vërteta që ballafaqohen e pranëvihen gjegjësisht me tabutë e sanksionuara dhe përkufizimet e së drejtës, duke i dhënë Kanunit dimension të gjallë sintetik.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët480
ISBN9789928172778
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë