Fate shkrimtarësh dhe gazetarësh Shiko më të madhe

Fate shkrimtaresh dhe gazetaresh

Arshin Xhezo NA0083

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Libri nis me historinë e Fan Nolit, raportet e tij me Shqipërinë komuniste dhe E. Hoxhën, dhe përfundon me Xhevahir Spahiun. Pyetja se kush kanë qenë heronjtë dhe kush kanë qenë armiqtë është pyetja më e vështirë në Shqipërinë e sotme, shkruan Arshin Xhezo në libër.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Naimi
ISBN9789928234032

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nëse respektojmë fillimisht bindjen e autorit, se heronj as ka pasur, as ka, mund të guxojmë të pohojmë se karaktere, njerëz të gjallë, disa “miq”, disa “armiq”, të tjerë edhe “miq” edhe “armiq” njëkohësisht, të gjithë personazhe të këtij libri, të paktë dhe kryesisht në të shkuarën, mund të gjejmë përmes fakteve, ngjarjeve e përjetimeve që lidhen me emra të tillë të njohur, si Fan Noli, Petro Marko, Justina Shkupi, Vexhi Buhara, Xhevahir Spahiu, Mitrush Kuteli, Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Todi Lubonja, Trifon Xhagjika, Kin Dushi, Edison Gjergo, Halil Qendro, Dhimitër Xhuvani e të tjerë. Shumica e tyre ishin miq të ngushtë të kryeredaktorit të Zërit të popullit dhe, në të njëjtën kohë, edhe njerëz nën vëzhgim si kundërshtarë të mënyrës së sundimit.
Libri ka fate dhe histori të rënda të shtypit, letërsisë dhe kulturës shqiptare në totalitarizëm, histori të analizuara me mençuri, bukuri, dinamikë dhe mprehtësi, me fakte, dëshmi dhe dokumente autentike. Këtu gazetari ndihmon studiuesin dhe anasjelltas, duke bërë refleksione dhe analiza befasuese.
“Ky libër, -thotë botuesi Naim Zoto, -më shumë se sa për censurën nga lart -këndvështrim i kudotrajtuar, flet për disiplinën ideologjike vullnetare, për totalitarizmin nga poshtë, për autocensurën - për të cilën pakkush rrëfehet apo flet publikisht. Ai flet me fakte e dëshmi për manipulimin e medias dje, në shoqërinë e kontrolluar apo të vetëkontrolluar, por edhe sot në-n demokraci, pra, në kushtet e lirisë. Dhe këtë e thotë jo si një denoncim prej disidenti të një kohe tjetër, por me shumë dhimbje, përmes dramës së njerëzve të shtypit, ku autori e identifikon edhe veten deri në fund”.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe330
ISBN9789928234032
Titulli origjinalNaimi
RedaktoriShaban Sinanai
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri