Oret e fundit te Ce Guevares Shiko më të madhe

Oret e fundit te Ce Guevares

Fabio Giovanini BOT0231

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër për kapjen dhe vdekjen e Che Guevara-s, bazuar në dokumentat origjinale të CIA-s.

Më shumë detaje

300 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789995611224

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në 9 tetor 1967 merrte fund jeta e Ernesto "Çe" Guevarës. Por fillonin misteret. Fillimisht nuk dihen modalitetet e vërteta të kapjes dhe vdekjes së tij. Pastaj shumëfishohen deduktimet për kufomën e tij, e cila nuk gjendet. Ku u varros kufoma e Çesë? Dhe kur do të bëhet e qartë se Çe nuk vdiq në betejë, por u ekzekutua, lindin pyetje të tjera: kush vendosi vdekjen e Guevarës? Ishte një iniciativë e pavarur e bolivianëve apo u urdhërua nga qeveria e SHBA-së ose të paktën në marrëveshje me të? Këto mistere, në pjesën më të madhe sot janë zgjidhur. Megjithatë, mbeten ende pikëpyetje themelore. Pika kryesore e ngjarjes është ende për t'u zbuluar se kush vendosi ekzekutimin e Guevarës. Këtyre pyetjeve u japin elementë të rinj dokumentet e CIA-s dhe të qeverisë amerikane, të cilave u është hequr velloja e sekretit dhe që botohen në këtë libër. Në sajë të këtyre dokumenteve, deri tani të pabotuara, arrihet në disa bindje të rëndësishme. Para së gjithash, njerëzit që kapën Guevarën ishin bolivianë, por të stërvitur nga "Beretat e Gjelbëra" dhe nga CIA, e të pajisur me armë e këshilltarë nga qeveria e SHBA-së. Jo vetëm kaq: kur Guevara u vra, përkrah ushtarëve bolivianë ishte një eksponent i CIA-s me funksione jo vetëm mbështetëse, por komanduese. "Dokumentet e deklasifikuara" (Declassified Documents) që botojmë, ndër të tjera tregojnë se SHBA ishin aq shumë të interesuara për fatin e Guevarës sa mendohej që presidenti Lindon Xhonson duhej të informohej çdo ditë për zhvillimet e çdo aksioni kundër guerrilasve. Por siç do ta shohim më poshtë, ka tendencë që të dalë në dritë një e vërtetë shqetësuese: CIA drejtoi personalisht ekzekutimin e Guevarës, ndoshta duke i shpëtuar kontrollit politik të vetë presidentit amerikan.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe162
ISBN9789995611224
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiVladimir Bregu