Cmim i reduktuar! Epoka e Konstantinit të Madh Shiko më të madhe

Epoka e Konstantinit te Madh

Gjon Keka BG0040

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër i bazuar dhe mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë  Romake dhe padyshim se ky personalitet mban emrin Konstandini i Madh dardan i cili në të vërtëtë shënoi një epokë të re në historinë e Krishtërimit dhe kishës, ai  ishte i vetmi perandor që mbajti në trupin e tij dhe të politikës së shtetit perandorak simbolin e kryqit si simbol të fitores.

Më shumë detaje

917 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët94
ISBN9789928116567

400 Lekë

-20%

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Epoka e tij nuk është vetëm epokë e re e ndryshimeve  dhe një kohë tranzicioni ,ajo është epokë e  mardhënieve që po ndërtonte shteti dhe vetë perandori me kishën dhe besimin e krishterë.Poashtu kthimi i perandorait Konstantin nuk ishte vetëm një ndryshim formal apo sipërfaqësor, por një ndryshim i madh dhe kjo u pa se si më pas ngjarjet dhe ndryshimet e tjera ndodhën brenda vetë shtetit perandorak dhe ligjeve e kushtetutës së tij.

Konstantini i Madh e  gjeti perandorinë e madhe romake nominalisht një , por  në të vërtetë ajo ishte në shumë duar . Kështu ai ngadal u ngjit në fronin perandorak , dhe ai u bë perandor  që mbante në pushtetin e tij gjithë Europën,pastaj  një pjesë të madhe të Azisë dhe Afrikës , në perëndim të Britanisë dhe  në lindje të Persisë.

Por jo vetëm kaq ai u bë pas kthimit të tij perandor i parë i krishterë, që bëri një hap historik në marrëdhëniet e shtetit perandorak,kishës dhe religjioneve në përgjithësi.Por duhet nënviziuar se disa nga perandorët e tjerë të mëparshme të Perandorisë Romake me pak përjashtime e konsideronin krishterimin me një armiqësi aq të ashpër sa nuk është parë ndonjëherë në histori,dhe kjo bëhej nga injoranca e madhe që mbizotronte tek të gjithë perandorët e tillë.Ndërsa  kjo fe ishte e ndaluar nga ta,për më tepër ata donin zhdukjen e saj të plotë ky ishte  edhe qëllimi i tyre i vetëm ,por që kurrë nuk arritën të realizojn. Por sic dihet të gjitha religjionet e tjera ,bestytnit dhe pjesë tjera të paganizmit u toleruan,dhe merrnin sanksione formale, përveq të krishterimit i cili persekutohej dhe ndiqej vazhdimisht.

Siç dihet krishterimi si besim qëndron në themelet e dashurisë dhe lirisë.Vetë gjatë historisë është dëshmuar kjo ,edhe përkundër persekutimeve dhe përndjekjeve të vazhdueshme, sërish ky besim është ruajtur me sigurinë e Shpirtit Shenjtë dhe në doktrinën e dritës dhe të shpëtimit.Nuk ka besim që të jetë persekutuar dhe përndjekur më shumë gjatë historisë se sa besimi i krishter,mund të thuhet që nga shpërndarja e farës së këtij besimi nga vetë Krishti e deri në ditët tona.Nuk ka qenë i paprekur nga këto persekutime,përndjekje edhe populli ynë iliro-arbnor , duke nënvizuar këtu pushtimin nga Perandoria Romake,pastaj pushtimin nga Perandoria Osmane,krimet e tyre, masakrat ,gjenocidin,persekutimet,përndjekjet dhe dëbimet e popullit arbnor dhe besimit të tij të krishter që kishte.

Poashtu edhe në kohën e diktaturës enveriste besimi i krishter sërish ishte besim në përndjekje dhe i persekutuar, krimet që i bëri komunizmi ndaj klerit krishterë katolik flasin edhe sot ,sepse gjaku i tyre i pafajshëm dhe vepra e tyre në shërbim të lirisë, demokracisë dhe zhvillimit ,por edhe të besimit të tyre janë dëshmi edhe sot se ata janë martirët e kombit dhe të fesë.

Dhe siç kam përsëritur shpesh  ,dhe po e përsëris edhe tani se krishterimi ndër shqiptarë në kontinentin europian është pothuajse i vetmi që mban pasaportën e martirizimit ashtu si edhe krishterimi në përgjithësi.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët94
ISBN9789928116567
Titulli origjinalBotart
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri