Rruga e vjetër e kombit Shiko më të madhe

Rruga e vjeter e kombit

Gjon Keka BG0039

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër, i cili po iu afrohet lexuesve,është një pjesë e gjithë atyre mësimeve të shëndetshme pa ndikime ideologjike që përçon dhe ngre fuqishëm zërin për të rikthyer vlerat, si dhe për të gjetur rrugën e vjetër të kombit, për të cilën ka kohë që po bëhen përpjekje. Por pa një ringjallje dhe pa një unitet të gjallë të kombit shqiptar është e pamundur të gjendet rruga e vjetër, e cila është rrugë e lashtësisë me gjurmë të paraardhësve tanë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët140
ISBN9789928116413

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tashmë është fakt i njohur se historia është duke punuar për ne si komb; e ajo po i kryen punët me pedantizëm dhe sipas bazës dhe fakteve të së vërtetës. Porse ne, në të kundërt të saj, ende nuk po i kryejmë siç duhet punët tona, për ta ndihmuar atë dhe për t’u dhënë dorë punëve të dobishme të historisë.

Po ashtu, është fakt i padiskutueshëm se historia jonë është e mbushur më famë; dhe kjo nuk vjen rastësisht aq e pasur, sepse janë pikërisht personalitetet mbikohore si Konstantin, Aleksandëri, Pirro, Gjergj Kastrioti e shumë e shumë të tjerë që, me veprat, urtësinë dhe vizionin e tyre e kanë ngritur në majën e lavdisë kombin e tyre shqiptar dhe historinë e tij.

Mëma e karakterit të një kombi janë virtytet dhe vlerat e përjetshëm që ai ka, ndërsa shtylla apo llamba në të katër anët e tij janë gjithashtu vlerat dhe personalitet mbikohore të flijuara në altarin e kombit, duke e shenjtëruar vetveten për lirinë dhe lavdinë e kombit, si dhe të brezave në vazhdim, që ata të gëzojnë ditët e lumtura në atdheun e tyre të shenjtë.

Fuqia apo drita e historisë shtrihet në tërë horizontin e botës dhe i flet asaj sipas gjurmëve të heronjve, mbretërve, princërve dhe liderëve që prekën kohën e madhe dhe u dhanë udhë krahëve

të historisë drejt progresit, lirisë e mëvetësisë së kombeve të tyre. Sidoqoftë, edhe ky libër ka për qëllim të hedhë më shumë dritë në rrugën që kishin hartuar paraardhësit, pra në rrugën e vjetër, te rrënjët, tek identiteti e te shpirti ynë kombëtar.

Kurdoherë e kam kthyer vëmendjen te shkrimet e mia, duke nënvizuar paraardhësit e kombit tim, pa të cilët ne nuk do ta kuptonim thellësinë, gjerësinë dhe lartësinë e rrënjëve dhe të jetës së kombit tonë, qëllimin që ai duhet të ndjekë për brezat që vijnë, me anë të vizionit të tyre të përjetshëm kombëtar europian. Prandaj edhe mesazhet historike, për ne sot janë kumte që na e prekin ndërgjegjen, janë porosi që na zgjojnë nga gjumi dhe na e rikthejnë dritën e të parit dhe të gjetjes së rrugës së vjetër, nëpër të cilën kombi ynë duhet të ecë krenar. Me këtë dritë e duke ecur sigurt drejt të ardhmes, ne do të mund të rikthehemi me dinjitet në familjen e lashtë europiane.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët140
ISBN9789928116413
Titulli origjinalBotart
RedaktoriDhurata Agalliu
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri