Epoka e Konstandinit te Madh Shiko më të madhe

Vetëm online

Epoka e Konstandinit te Madh

Gjon Keka BAT0053

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky Libra i bazuar e i mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë Romake. Dhe, padyshim, ky personalitet mban emrin Kostandini i Madh.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botart
Fletët94
ISBN9789928116567

500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

"Konstandini i Madh, me origjinë ilire, renditet ndër sundimtarët më të rëndësishëm të Perandorisë Romake. Ai mori dy vendime epokale që ndryshuan rrjedhën e historisë botërore: Adoptimin e krishtërimit si fe zyrtare të perëndorisë dhe transferimin e kryeqytetit nga Roma në qytetin e ri, që u ngrit mbi Bizantin e lashtë dhe që për 16 shekuj do të mbante emrin e tij, Konstandinopoja. Dekreti më i njohur është ai i vitit 321, ku Konstandini shpalli për herë të parë në botë të dielën ditë pushimi, sipas të cilit kjo ishte Dita e përnderuar e Diellit. Për rëndësinë dhe peshën që kishin këto vendimeve Konstandini, me plot të drejtë vlerësohet si njeriu që ndikoi në historinë e njerëzimit". Prof. Luan Përzhita Ky Libra i bazuar e i mbështetur në fakte sjell në dritë një nga personalitet më të rëndësishme të Perandorisë Romake. Dhe, padyshim, ky personalitet mban emrin Kostandini i Madh dardan, i cili në të vërtetë shënoi një epokë të re në historinë e krishterimit dhe të Kishës; ai ishte i vetmi perandor që mbajti në trupin e tij dhe të politikës së shtetit perandorak simbolin e Kryqit, si simbol të fitores. Epoka e tij nuk është vetëm epokë e re e ndryshimeve dhe një kohë tranzicioni: ajo është epoka e marrëdhënieve që po ndërtonte shteti dhe vetë perandori me kishën dhe besimin e krishterë. Prend Buzhala - Shkrimtar, publicist Me jetën politiko-ushtarake, kulturore dhe religjioze, Kostandini i Madh ka mahnitur shumë lexues gjatë historisë, në mesin e të cilëve ishte edhe bashkëkohësi i tij Euzebie i Cezaresë, at i historisë kishtare. Euzebie ishte i pushtuar pamasë me paraqitjen e Kostandinit të Madh në skenën e historisë dhe, duke e parë atë vetëm nën prizmin e dritës pozitive e nderoi me tituj të ndryshëm dhe më të lartë, siç janë Perandori më i mirë, Perandori ngadhënjimtar, Perandori më i dashur, Ngadhënjyesi më i fuqishmi, Moisiu i ri, Profeti hyjnor... Dedë Palokaj - Arkeolog

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët94
ISBN9789928116567
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveI parë