Tomorrica, trashëgimia natyrore Shiko më të madhe

Tomorrica, trashëgimia natyrore

Qamil Lirëza/ Skënder Sala PNH0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Prej shumë kohësh studimet e trashëgimisë natyrore dhe asaj kulturore janë trajtuar me interes nga studiuesit. Gjeografët janë në pararojë të njohjes dhe vlerësimit të trashëgimisë natyrore. Krahas tyre, mund të shkruajnë, botojnë edhe të tjerë për trashëgiminë natyrore dhe kulturore të krahinës që i përkasin. Një pjesë kanë lindur e rritur atje, të tjerë kanë ikur e jetojnë gjetkë, por ruajnë respektin e nostalgjinë për vendin dhe paraardhësit e tyre.

Më shumë detaje

5 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Mirgeeralb
Fletët247
ISBN9789928072016

800 Lekë

Share

16 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Botimi ynë është një detyrim moral, kontribut, respekt dhe kënaqësi për vendin dhe bashkëkrahinorët e tyre, është ndihmë e madhe në dobi të ruajtjes dhe përcjelljes së trashëgimisë natyrore dhe kulturore në brezat që do të vijnë. Në këtë vështrim, intelektualët nga krahina e Tomorricës kanë botuar, jo pak për të. Të tjera do të botohen më pas në dobi të këtij qëllimi, pavarësisht gjinisë së të shkruarit, duke çuar më tej arritjet dhe duke e bërë edhe më të njohur Tomorricën me vlerat e saj të trashëgimisë natyrore dhe kulturore. Ne i kushtuam rëndësi studimit shkencor të trashëgimisë natyrore, e cila lidhet me përkushtimin tonë ndaj profesionit të gjeografit. Profesioni na ka mundësuar të njohim mirë natyrën e vendit tonë të mrekullueshëm, por pjesërisht edhe atë të Tomorricës. Ai bëri të mundur bashkëpunimin tonë të frytshëm, pavarësisht se nuk jemi nga kjo krahinë. Autori i parë është nga krahina e Potomit, pranë Tomorricës, është "puro" skraparlli dhe për disa vjet ka punuar si mësues në Tomorricë (në fshatin Zhepë). Ndonëse në ato vite vështirësitë ishin të mëdha, ai asnjëherë nuk i ndjeu ato, sepse nuk i mungoi përkrahja dhe respekti i vazhdueshëm që i ofruan banorët e Tomorricës. Autori i dyti është nga Mallakastra, i cili është shok e mik i mirë i autorit të parë, ka shumë shokë e miq nga kjo krahinë, por edhe gjyshja e tij nga nëna kishte lindur e rritur në Skrapar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët247
ISBN9789928072016
Titulli origjinalMirgeeralb
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri