Cmim i reduktuar! Tri kohë të Shqipërisë në Time 1923 - 2013 Shiko më të madhe

Tri kohë të Shqipërisë në Time 1923 - 2013

Belina Budini UE0056

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Libri i Belina Budinit "Tri kohë të Shqipërisë në Time", tregon, veç të tjerash, se paradigma e kohës, është po aq e përshtatshme për tekste studimorë, sa ç'është e tillë për metafora poetike. Titulli është i bukur. Dhe jo vetëm titulli. Teksti ka prirjen ta shtyjë mendimin përtej asaj që lexon.

Më shumë detaje

20 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press & MAPO Editions
Fletët362
ISBN9789928190086

1 020 Lekë

-15%

1 200 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Thanë për librin: Flitet për tri kohë të Shqipërisë, por lexuesi natyrshëm synon drejt një kohe të katërt, asaj që na vjen. Për këtë s'është nevoja e frazave shëlbyese të tipit: të mos mbetemi rob të asaj që shkoi, por t'i kemi sytë nga e ardhmja. Përftimi i kohës e ka të natyrshme si lëvizjen, si drejtimin e saj. Në këtë libër flitet për kohën e një vendi, thënë ndryshe, ç'ndodhte në vendin e quajtur Shqipëri dhe si pasqyrohej kjo mijëra kilometra larg në një nga revistat kryesore të krejt rruzullit tokësor. Libri i Belina Budinit, përveç që përbën një risi në botimet shqiptare, del në një kohë kur ndjeshmëria e publikut shqiptar ndaj atij botëror, ka marrë një kuptim të veçantë. Shqipëria është duke u përshtatur për të hyrë në kohën europianoperëndimore, ndaj opinionet e kësaj të fundit, nuk janë më çështje kureshtjeje, por pjesët e historisë bashkëkohore shqiptare. Mëdyshja me titullin hamletian: të dish a të mos dish ç'thotë tjetri, ka vetëm një përgjigje: detyrimin për të ditur. Ky libër ndihmon pikërisht për këtë. Ismail Kadare

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët362
ISBN9789928190086
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë