Cmim i reduktuar! Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit Shiko më të madhe

Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit

Musa Ahmeti, Etleva Lala BOG0029

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dorëshkrimi “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit” është tepër i rrallë dhe unik, ngaqë përmban statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit, ku vepra origjinale, pra dorëshkrimi ruhet sot në Bibliotekën Mbretërore të Kopenhagës në Danimarkë.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët253
ISBN9789995638184

5 100 Lekë

-15%

6 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Dorëshkrimi “Statutet dhe urdhëresat e kapitullit të kishës katedrale të Drishtit” është tepër i rrallë dhe unik, ngaqë përmban statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit, që vlenin si statute edhe për vetë qytetin, duke qenë se të dyja pushtetet, edhe atë fetar, edhe atë të përqendruar në duart e ipeshkvit dhe të kapitullit të katedrales së Drishtit. Si i tillë, ky statut është i vetmi në botë dhe domosdoshmërisht edhe i vetmi që është zbuluar deri sot në qytetet e bregdetit Adriatik e hinterlandin e tij dhe për këtë arsye ka një vlerë të jashtëzakonshme për historinë e krishtërimit.

Për zakonet e lashta e të lëvduara të kapitullit të katedrales së Drishtit flet vetë teksti në mënyrë eksplicite. Përveç përvojës, njohurive dhe njohjes së situatës së përgjithshme, kanonikët nga Drishti i ndiqnin dhe imitonin si shembull këto statute të lashta, që datonin të paktën që nga viti 1397.

Sipas të dhënave të tjera arkivore, mësohet se ky statut ishte edituar në vitin 1456, kur papa Kalisti III i kishte dhënë autorizimin ipeshkvit të Sapës, Gjergjit. Shkaku se pse ky editim nuk u njoh zyrtarisht ishte vdekja e papës Kalisti III. Ndërkohë, në vitin 1459, vdiq edhe ipeshkvi i Sapës, Gjergji, kështu që papa Piu II, pas një lutjeje me shkrim të bërë nga katedralja e Drishtit në vitin 1463, emëron dy persona autoritarë për të verifikuar dhe nëse kishte nevojë për të plotësuar statutin ekzistues të Katedrales së Drishtit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët253
ISBN9789995638184
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë