Shqipëria dhe shqiptarët Shiko më të madhe

Shqipëria dhe shqiptarët

Jacques Bourcart BDI0172

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një libër i shkruar me dashuri nga një shkencëtar francez që e ka shëtitur Shqipërinë në vitet 1917-1920. Shqipëria është vendi i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dituria
Fletët198
ISBN9992759321

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Unë mund të them vetëm fjalët më të mira dhe ta lëvdoj këtë popull të shquar. Tek ai gjeta cilësitë më të rralla në Ballkan, mospërfilljen për paranë, respektin për nderin e për mbajtjen e fjalës së dhënë. Dhe këto te shqiptarët bashkohen me guximin, trimërinë, veprimtarinë dhe shpirtin e gjallë e të hedhur. "Shqiptarët... i përkasin një race nga më të bukurat në Europë dhe virtytet e tyre morale, nga më të rrallat në Lindje, janë të denja për bukurinë e tyre fizike. Ndërmjet të gjitha racave ballkanike, vetëm popujt e racave ilire kanë pësuar pa dëmtime dyndjet e huaja dhe shpesh u kanë bërë qëndresë të ashpër pushtuesve dhe veçanërisht, pushtimit më të egër, sundimit turk. As boshnjakët, as malazezët dhe as shqiptarët nuk kanë qenë ndonjëherë rajà..." "... për historianin, etnografin ose sociologun, Shqipëria është një vend i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, i cili si për mrekulli i ka ruajtur gjuhën dhe doket e tij, që janë njëkohëse me lashtësinë greke." "... në asnjë nga popujt e Gadishullit Ballkanik ne nuk ndeshemi me virtyte të tilla aq burrërore, si ato që vërejmë te shqiptarët. Fshatari, malësori ose ushtari shqiptar, me të cilët unë jetova dhe hëngra bukë, në shtëpinë e të cilëve unë banova, duket si një zotëri i madh, po ta krahasojmë me fqinjët e tij ballkanikë. Ajo çka na preku më shumë ne francezët, ishte atdhedashuria e flaktë e të tërë shqiptarëve që njohëm. Dhe, kur vihej në lojë tërësia e tokave shqiptare, atëherë zhdukeshin të gjitha dasitë, fashiteshin interesat e veçanta, armiqësitë midis familjeve dhe klasave, dallimet dhe kundërshtitë kulturore, partiake ose fetare."

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët198
ISBN9992759321
RedaktoriPetrit Ymeri
V. Bot2004
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAsti Papa
HistoriShqipëria