Cmim i reduktuar! Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë 1200 - 1500 Shiko më të madhe

Përmbledhje dokumentash për historinë e Shqipërisë 1200 - 1500

Zef Valentini PL0049

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar. 

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789928415141

595 Lekë

-15%

700 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Duke iu kushtuar kërkimeve historike të Shqipërisë, mund të themi se Etërit Jezuitë të provincës venete vazhdojnë një traditë të lavdishme të familjes. Në fakt, është e njohur se tre përpiluesit e Illyricum Sacrum, që mbetet gjithnjë vepër themelore në historinë shqiptare, saktësisht ishin anëtarë të po asaj province të nderuar. Të futur në Shqipëri në vitin 1841 dhe të vendosur përfundimisht në vitin 1850 në drejtimin e Kolegjit Pontifik Shqiptar të Shkodrës, ata nuk vonuan të interesoheshin për kulturën specifike të vendit; në vitin 1870 fillonte karrierën e tij të gjatë të mësimdhënies në Kolegjin Pontifik, At Karlo Vasilicò, venecian, i cili kulturës së qëndrueshme dhe një kriteri të mirë kritik i shtonte avantazhin e njohjes së historisë dhe të kulturës venete; që në vitin 1873 tërhiqte vëmendjen e tij komunikimi i njohur dhe interesant i Bartolomeo Cecchietti, i Institutit Venet të Shkencave, Letërsisë dhe Arteve, për kërkimet e tij për historinë shqiptare, që i kishte filluar pas lutjes së shkrimtares rumuno-shqiptare Dora D'Istria; dhe duke ndjekur pikërisht gjurmët e Cecchettit, At Vasilicò arriti të pasurojë Bibliotekën e Komunitetit me rreth 120 kopje të dokumenteve të kopjuara në arkivat venete, nga të cilat disa me vëllime të mëdha, si kadastra veneciane e vitit 1416 për rajonin shkodran; duke mbajtur marrëdhënie të mira studimi me konsujt Teodoro Ippen të Austro-Hungarisë dhe A. Degrand të Francës, pati rastin të përfitonte nga këshillat e tyre dhe nga materiali që, i pajisur me burime më të mëdha, ata mundnin të grumbullonin në dobi të arkeologjisë dhe të numizmatikës shqiptare; mundi të hedhë kështu bazat e Muzeut Saverian me një koleksion të mirë të pjesëve numizmatike shumë të zgjedhura, si disa sappellettili të bukura të varrit dhe me një numër mjaft të mirë kornalinë dhe kameo. I kthyer në atdhe në vitin 1906, ai vdiq në 20 maj 1907. Prej tij, filloi kërkimet historike shqiptare kolegu i tij i ri At Luigi Pizzolari, që u caktua në Kolegjin Pontifik vetëm nga 1878 deri në 1881, por edhe më vonë, në udhëtimet e tij, vazhdoi me zell të grumbullonte për mikun Vasilicò material historik shqiptar nga ato që zbuloheshin nga gërmimet, duke i dhënë rreth 450 pjesë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789928415141
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveParë