Fjalor Bio – bibliografik Iliro – Shqiptar (Nomenklator) Shiko më të madhe

Fjalor Bio – bibliografik Iliro – Shqiptar (Nomenklator)

Zef Valentini PL0036

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë".

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789995657178

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Tri janë elementët që në kompozimin e tyre i dhanë jetë lindjes së kësaj vepre, që mund të quhet me plot të drejtë, një enciklopedi "në miniaturë e historisë së Shqipërisë". Ajo doli për plot 16 numra, si një shtojcë e revistës LEKA, nga viti 1939 deri më 1943, kur u ndërpre për shkak të luftës, deri në zërin Aldobrandini. Ka një vlerë të spikatur historike dhe përben një përmbledhje sistematike emrash, artistësh, humanistësh, letrarësh të botës shqiptare, tituj veprash, tekste me një interes te veçantë historik, e toponime të ndryshme të nxjerra nga skedarët e arkivit të stërmadh të historisë në Bibliotekën Albanologjike dhe në arkivin historik Saverian të grumbulluar në vite nga Jezuitët e Shkodrës, një arkiv ky pjesërisht i shkatërruar në vitin 1946 dhe pjesërisht i transferuar në Arkivin shtetëror në Tiranë. Shihet pra se Arkivi dhe Biblioteka Saveriane, revista LEKA dhe At Valentini, që e sistemoi dhe botoi këtë material, përbëjnë vlerat kompozuese të kësaj vepre. Por merita më e madhe i takon jezuitëve dhe misioneve te tyre hulumtuese që mblodhën lëndën që mbrujti këtë Fjalor Bibliografik, të shfaqur në kohën e botimit si orvatjen e parë të një enciklopedie të plotë, në tërë kuptimin e fjalës, nëse do të qenë botuar të paktën 400 skedat që tashmë qenë sistemuar. Gjithsesi edhe kështu, kjo vepër përbën një instrument të pashmangshëm për "lundrimin"në historinë e trazuar mijëra – vjeçare të Shqipërisë, përveçse një vizion të gjerë dhe depërtues në tërësinë e ambientit historik dhe gjeografik, mbi popullsinë, strukturat sociale dhe institucionet shqiptare që e përbënin atë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
ISBN9789995657178
V. Bot2009
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveParë
PërkthyesiNdriçim Kulla