Kush jemi ne Shiko më të madhe

Kush jemi ne

Samuel P. Huntington HS0025

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre.

Më shumë detaje

1000 Artikuj

1 250 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër merret me ndryshimet që ndodhin në spikatjen dhe substancën e identitetit kombëtar amerikan. Spikatja është rëndësia që amerikanët i atribuojnë identitetin e tyre kombëtar krahasuar me shumë identitete të tjerë të tyre. Substanca i referohet asaj se çfarë amerikanët mendojnë që kanë të përbashkët dhe që i dallon ata nga popujt e tjerë. Ky libër avancon tre argumente kryesore. Së pari, spikatja e identitetit të tyre kombëtar për amerikanët ka ndryshuar gjatë historisë. Vetëm në fundin e shekullit të XVIII të, kolonët britanikë në bregdetin e Atlantikut fillojnë ta identifikojnë veten jo vetëm si banues të kolonive të tyre të veçanta, por po ashtu edhe si amerikanë. Pas pavarësisë, ideja e një kombi amerikan fitoi terren gradualisht dhe me mëdyshje në shekullin XIX të. Identiteti kombëtar u bë i shquar, krahasuar me identitetet e tjerë pas Luftës Civile kombëtarizimi amerikan lulëzoi gjatë shekullit pasues. Së dyti, gjatë shekujve amerikanët në shkallë të ndryshueshme e kanë përcaktuar thelbin e identitetit të tyre në terma të racës, përkatësisë etnike, ideologjisë dhe kulturës. Raca dhe përkatësia etnike tashti kryesisht janë eliminuar: amerikanët e konsiderojnë vendin e tyre si një shoqëri shumë etnike, shumë racore. Kredoja amerikane, e formuluar fillimisht nga Thomas Jefferson dhe e zhvilluar nga shumë të tjerë, shihet gjerësisht si element kritik përcaktues i identitetit amerikan. Së treti, kultura anglo protestante ka qenë themelore për identitetin amerikan për tre shekuj. Kjo kulturë është ajo çfarë kanë pasur amerikanët të përbashkët dhe, siç e kanë vënë re të huajt e shumtë, ajo që i ka dalluar ata nga popujt e tjerë.