Cmim i reduktuar! Lindja e turqisë moderne Shiko më të madhe
Pjesë nga libri

Lindja e turqisë moderne

Bernard Lewis DK0040

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër ka një subjekt historik e dy shekujve të fundit të Turqisë, pra lindjen e Turqisë moderne mbi gërmadhat e Perandorisë Otomane. Një temë pë të cilën janë shkruar një mori librash, por, mes tyre libri i Bernard Lewis pranohet tashmë si një klasik, si një ndër librat që duhet të bëjnë pjesë në bibliotekën e çdokujt që i intereson historia. Një libër që të ndihmon të kuptosh më shumë nga dukuritë me të cilat u përballen shqiptarët (dhe që vazhdojnë të përballen dhe sot e kësaj dite) në rrugën e tyre për tu bërë pjesë e botës moderne.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
Fletët672
ISBN99943 641 2 X

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Temë e këtij libri është lindja e një Turqie të re, të dalë nga kalbëzimi i të vjetrës. Pas një shqyrtimi njohës së burimeve dhe natyrës së qytetërimit turk, libri ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, ngjarjet dhe proceset kryesore janë vendosur sipas një vazhdimësie kronologjike, jo si një histori narrative e thjeshtë e Turqisë, por më tepër si një përpjekje për të gjurmuar dhe përcaktuar fazat kryesore të ndryshimit. Studimi arrin deri në vitin 1950, kur partia e Ataturkut u largua nga pushteti, si rrjedhojë e zgjedhjeve të lira që ajo vet i pat organizuar, duke e futur në këtë mënyrë vendin në një etapë të re të historisë së vet. Në pjesën e dytë të librit shqyrtohen në hollësi katër aspekte të ndryshimit transformimi i ndjenjës së trupëzuar të identitetit dhe besnikërisë në gjirin e popullit turk, transformimi i teorisë dhe praktikës së qeverisjes, i fesë dhe jetës kulturore mbi të cilën ajo sundonte, si edhe i rendit ekonomik dhe shoqëror. Kapitulli i fundit përpiqet të nxjerrë disa konkluzione të përgjithshme rreth natyrës së Revolucionit Turk si edhe përmasat e realizimeve të tij. Një shënim i veçantë përmban shumë falenderime dhe mirënjohje për të gjithë ata që, në një mënyrë ose një tjetër, kanë ndihmuar në përgatitjen e këtij libri. Këtu dëshiroj të shpreh mirënjohjen time për dy studjues, të cilët edhe pse nuk kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhur me këtë libër, kanë kontribuar gjerësisht në meritat e mundshme të këtij libri. I pari është miku dhe kolegu tim, Profesori P. Ëittek, bisedat me të cilin gjatë një periudhe shumëvjeçare, kanë pasuruar kuptimin tim për historinë dhe qytetërimin turk dhe për këtë i drejtoj shumë më tepër se sa një shprehje formale falenderimesh. I dyti është i ndjeri, i cili na mungon aq shumë, Dr. Adnan Adivar, ndikimit dhe mësimeve të të cilit, personalisht, i detyrohem si për kontaktin tim të parë njohës me Turqinë dhe Turqit, ashtu sikurse i detyrohem edhe për njohuritë e mia të para të gjuhës dhe letërsisë së tyre, interesa këto, të cilët qysh atëhere i ka dhënë formë jetës sime.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët672
ISBN99943 641 2 X
V. Bot2012
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiKrenar Hajdëri