Islamimizimi I Shqiperise nen turqit Shiko më të madhe

Islamimizimi i Shqiperise nen turqit

Edwin E. Jacques MAS0036

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë. Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të interesuari të konsultohet dhe me tekstin në anglisht.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928243591

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Islamizimi i Shqipërisë nën Turqit vjen për herë të parë në lëmin shqiptar të botimeve dhe është një prej dy botimeve madhore të autorit mbi Shqipërinë.
Ky librër është një tezë magjistrature e paraqitur në Universitetin e Bostonit në vitin 1941, por e pabotuar më parë. Ky botim shoqërohet me tekstin orgjinal në anglisht, për ti dhënë mundësi çdo të interesuari të konsultohet dhe me tekstin në anglisht.
Edwin Everett Jacques, një studiues dhe historian amerikan, e ka njohur mirë Shqiperinë. Një misionar protestant, ai ka punuar si mësues në Korçë në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, nga viti 1932 deri më 1940.
Kjo periudhë relativisht e gjatë qëndrimi në vendin tonë i ka ngjallur kureshtjen intelektuale dhe e ka nxitur të gërmojë në historikun e Shqipërisë. Kryesisht mund të themi se bëhet fjalë për një studim sociologjik mbi fetarinë në Shqipëri, si dhe fenomenet që lidhen me besimin në popullatën shqiptare të kohës, si dhe përgjatë vazhdimësisë historike.
Lexuesi ka rastin që nga tematika e librit të gjykojë dhe të mësojë pikëpamjet e një të huaji mbi islamizimin e shqiptarëve. Autori nënvizon se tema që ai trajton jashtë Shqipërisë ka rëndësi thjesht skolastike (akademike), ndërsa brenda këtij vendi është thelbësore.
Punimi ka nje hyrje disi të gjatë, për të vijuar me katër kapituj dhe me një numër shtojcash, përpos bibliografisë në fund.
Kapitujt kanë dhe nënzërat e tyre, me titujt: Hyrje për Krishtërimin shqiptar, Shqipëria nën turqit, Politikat turke që ndikuan në islamizimin e Shqipërisë dhe Karakteristikat shqiptare që lehtësuan islamizimin.

Të dhëna

Faqe312
ISBN9789928243591
V. Bot2019
PërkthyesiUrim Poshka