Doracak gjeografik : Shqiperia, sektori i inteligjences detare Shiko më të madhe

Doracak gjeografik : Shqiperia, sektori i inteligjences detare

Grup autorësh MAS0013

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Shpjeguar dhe në parathënien e origjinalit në anglisht, kemi të bëjmë me një doracak gjeografik, pjesë e një serie të gjatë për shumë shtete, ku hollësitë janë tipar kryesor dhe e bëjnë punimin mjaft specifik e të dobishëm.

Më shumë detaje

200 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Alsar
ISBN9789928319319

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Shpjeguar dhe në parathënien e origjinalit në anglisht, kemi të bëjmë me një doracak gjeografik, pjesë e një serie të gjatë për shumë shtete, ku hollësitë janë tipar kryesor dhe e bëjnë punimin mjaft specifik e të dobishëm.
Ky punim ka qindra faqe dhe si datë mban gushtin e vitit 1945. Ndonëse emërtohet doracak, pra një përmbledhje e sintetizuar, vëllimi dhe informacioni i tij japin një paraqitje të bollshme për Shqipërinë nga shumë disiplina studimore.
Punën e ka udhëhequr Inteligjenca Detare e Britanisë, ndërsa është kryer nga gjeografë të gjetur përgjithësisht në universitetet britanike me emër. E nëse qëllimi i librave është kryesisht detar, siç nënvizon parathënia, përmbajtja në asnjë mënyrë nuk kufizohet në çeshtje me interes pastërtisht të tillë.
I organizuar në 14 kapituj dhe në tre shtojca, doracaku gjeografik për Shqipërinë bën një trajtesë të thuajse gjithçkaje në jetën shqiptare gjer në kohën e përgatitjes së tij prej nje numri bashkëpunëtorësh, emrat e të cilëve gjenden në libër.
Territori, përshkrimi fizik dhe gjeologjia, bregdeti, klima, fauna dhe bimësia, shëndeti publik, populli dhe fiset veriore, statistikat e popullsisë dhe të përkatësisë fetare, historia, administrata, resurset (agronomia, peshkimi, pylltaria dhe mineralet), tregtia, industria dhe financat, portet dhe qytezat kryesore, komunikimet, hartat dhe autoritetet, janë shpjeguar në kapituj më vete. Nënkapitujt shërbejnë për të shkuar më thellë, në shpjegime më të imta.
Një shtojcë i është kushtuar gjuhës shqipe, dhe një tjetër fqinjëve të shqiptarëve. Hartat, diagramet dhe ilustrimet i japin plotësi tekstit, që edhe ashtu thotë shumë.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Faqe572
ISBN9789928319319
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiUrim Poshka