Histori e shtetit shqiptar 1912-2005 sc Shiko më të madhe

Histori e shtetit shqiptar 1912-2005 sc

Kastriot Dervishi FB0063

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Organizimi shtetëror, jeta politike, ngjarjet kryesore, të gjithë ligjvënësit, ministrat dhe kryetarët e shtetit shqiptar në historinë 93-vjeçare të tij. Një histori konkrete me emra të protagonistëve të saj.

Më shumë detaje

1 Artikull

Kujdes! Libri i fundit në stok!

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet 55
Fletët955
ISBN9788884379933

7 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Parathënie e librit

Skicë për një mendim të ri historik në Shqipëri

 

Ndërtimi i një historie të shtetit shqiptar, që nga themelimi i tij, në 1912-n e deri në ditët tona, paraqitet si një sprovë që ka shkurajuar shumë historianë me përvojë. Puna qendron tjetërkund dhe qasja është më e thjeshtë sesa duket.

Historitë që i kemi si doracakë nëpër bibliotekat tona private apo në rafte shkollash e akademish kanë, që të gjitha, të metën e madhe se janë porositur e shkruar me synimin për të mos i thënë të gjitha.

Kompromiset që kanë kryer historianët, ndoshta, nuk vlejnë të kritikohen dhe gjyqi ndaj tyre nuk do të ishte një gjyq historik, por para së gjithash një gjyq ndaj shoqërisë shqiptare.

Edhe Kastriot Dervishi nuk merret mirëfilli, as me listimin e harresave, shkurtesave e sajesave me të cilat janë mbushur historitë tona. Me idealin se dokumentacionin e hulumtuar me besnikëri dhe me një vendosmëri të pashoqe, do ta përçojë vërtetësisht, aq sa ç’mund të lejojë subjektiviteti i të shkruarit të historisë, ai sjell tek lexuesit një tekst që është i çliruar nga tabutë, që s’ka për kujdes të mos prekë idhujt e rremë e as synon të japë imazhin e një supernacioni të krijuar me dhimbje e që ngërthen mbi shpinë mitin e mbijetesës.

Dokumenti është idhulli i vetëm i autorit, busulla që thuajse shkruan vetvetiu kapitujt e vështirë e të diskutueshëm të historisë së shtetit shqiptar. Kjo qasje e bën historinë e tij një referencë të mirëfilltë për akademikët, por fare mirë, edhe një libër që duhet të përdoret fort në të gjitha kategoritë e shkollave tona, të paktën derisa sprova të tjera, të çliruara nga manipulimi, do të na ofrojnë edhe tekste më të përshtatshme e më didaktike për të gjithë.

S’mund të tolerohet më gjatë të punuarit me klishetë e vjetra, që vijnë nga skica marksiste e mendimit historik në vend. Tekste si ai i Haxhi Qamilit, jetës politike në vitet 1920-1925, kryengritjeve kundër Mbretit Zog në vitet 30, apo jetës institucionale në shtetin shqiptar me sovranitet të kufizuar gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraqiten si një risi e mirëfilltë për gjithë mendimin historik në Shqipëri. I ka hulumtuar me kujdes autori të gjitha figurat historike që, në pozita më të vështira sesa luksi i historianit, nuk kanë mundur të ruajnë njëtrajtshmërinë e personalitetit të tyre. Dhjetëra personalitete i shpëtojnë shpërfilljes që e kishte kthyer në normë mendimi zyrtar në Shqipëri dhe marrin përmasën subjektive që vetë autori u jep atyre në historinë e shtetit shqiptar, në bazë të dokumenteve që ofron me një skrupulozitet që meriton një nderim të veçantë.

Dokumentet vërtetojnë se ato figura kanë luajtur një rol në vazhdimësinë e shtetit shqiptar, nga 1912-a e deri më sot, dhe kjo Histori e Shtetit Shqiptar e respekton këtë rol, pa rënë në moralizëm e pa zvjerdhur krejt atë interesimin e shpifur të të tjerëve që kërkonin revolucionin shoqëror, edhe tek heronjtë e lashtë antikë e që gjenin pararevolucionarin, edhe tek Haxhi Qamili.

Në pikëpamjen e të shkruarit, kjo histori paraqitet si një tekst revolucionar, që nuk i bindet mendimit standard të derisotëm. S’ka kontribut më të madh sesa ofrimi i një alternative, përkundrejt mosvëmendjes që deri më tash e kemi kapërdirë si mendimi historik në vend.

Alternativa ofrohet me guxim, e njëkohësisht, edhe si fshikullimë ndaj qendrimit prej urithi që po mbajnë prej disa vitesh, kontribues të mëdhenj në farkëtimin e historive zyrtare të shtetit shqiptar.

Një histori e parë nëpërmjet dokumentesh, me skrupulozitetin për të zbritur deri në detaj, e denjë edhe si prodhim i një redaksie të mirëfilltë akademikësh, është në fakt, prodhimi i guximshëm i një historiani të vetëm. Ai ka hasur, në krejt këtë periudhë, qëndresën e atyre që ndjenin me të drejtë se kasaphana e tyre mund të minimizohej a zhdukej, në rast se do të publikoheshin alternativat.

Lufta për të ruajtur sekretet e dokumentacionit ka qenë një aspekt donkishotesk i kësaj përpjekjeje dhe autori refuzon të flasë për të. Ai refuzon të përfshihet në një gjyq që, në fakt, duhet ta çojmë më tej ne të tjerët.

Obstruksioni në mbledhjen e dokumentacionit, bojkoti në konsultat e merituara që meritojnë Histori të tilla, apo manipulimet që shfaqen në media si avokati të mjera të censurimeve zyrtare të historisë, meritojnë një vëmendje të posaçme dhe grishin për kontribute të reja, ndoshta jo vetëm historike, por së pari, albanalogjike e pse jo, edhe filologjike.

Zhvillimi i një aksioni që kërkon barazi e më tej ndoshta, edhe drejtësi, paralel me çeljen e dyerve të shkollave, universiteteve e instituteve shkencore për alternativën dokumentare që ofron autori, do t’i shërbente së pari, minimizimit të dëmit që historitë e masakruara vijojnë t’u bëjnë ende shqiptarëve. Ky aksion, më tej edhe do të vendoste në peshoren e duhur ballafaqimin që vetë receptuesit do t’i bënin Historisë së re që u ofrohet. Fitimi i të drejtës së alternativës në shkallë të gjerë, do të ishte një kërkesë minimum e sprovës unike që, deri më tani, ofron autori i kësaj vepre.

Ilir Nikolla

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët955
ISBN9788884379933
V. Bot2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveParë