I ri Matrikulli i Shkolles se Arberve Shiko më të madhe

Matrikulli i Shkolles se Arberve

Lucia Nadin A-008854

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Matrikulli i Shkollës së Arbërve", paraqitur nga albanistja Lucia Nadin, shfaqet si një dokument i rrallë i historisë së shqiptarëve, i cili botohet për herë te parë. Botimi është pjesë e kolanës "Rradhonjtë e Shejzave" dhe vjen në tri gjuhë: shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë detaje

11109 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Berk
ISBN9789928368058

4 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Në labirintin shpesh kaotik të të dhënave, nga periudha më e trazuar në Arbëri, që fillon pikërisht në shek. XV, "Matrikulli" dëshmon thekshëm një aspekt fare pak të studiuar, që ka të bëjë me aventurën qindravjeçare të integrimit dhe ruajtjes së identitetit, fillimisht të arbërve të ikur e më vonë të pasardhësve të tyre, nga vitit 1448, kur Shkolla (apo "shoqata") u regjistrua zyrtarisht e deri në shekullin XVIII, kur ajo reshti së qeni.

Teksti rrëfen për shkëmbime materiale të kulturës në dy anët e Adriatikut, për ngjashmëri dhe veçori zakonesh, të migracioneve dhe integrimit mes popullatave. Flet mes tjerash edhe për hapjen e botës arbërore kundrejt femrës, apo dëshmon për një vëmendje të posaçme kushtuar muzikës, për ndjeshmëri ndaj artit; pasqyron shijet dhe atmosferën e vendit të zanafillës.

Me pak fjalë nuk është vetëm një dokument për t'u studiuar por dhe një «rrëfim» i një Arbërie «në udhëtim» dhe i lëvizjeve që ndërmjet Mesjetës dhe Kohës Moderne çuan arbërit edhe në metropolin venedikas, për të shkruar faqe të veçanta në dialogun ndërkulturor mesdhetar.

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te trashe
Faqe338
ISBN9789928368058
Viti i Botimit2022
VendodhjaTirane
GjuhaShqip/italisht/anglisht
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiArben Ndreca, David Hosaflook