I ri Kryqtari i fundit Shiko më të madhe

Kryqtari i fundit

Virgjil Kule A-002370

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Për herë të parë vjen për lexuesit një ditar i hollësishem diplomatik  i planeve dhe veprimeve shtetformuese të Skënderbeut. Hap pas hapi në ndjekjen e një kariere intriguese, gjatë së cilës shpata nuk u përdor si qëllim në vetvete, por për të çarë ferrat në shtigjet e labirintit të ndërlikuar drejt objektivit politik për krijimin e mbretërisë arbre, nën dinastinë kastriotase. Dokumente dhe analiza që vijnë për lexuesit nën punën e mundshme, plot pasion dhe profesionalizëm të studiuesit dhe gazetarit të njohur Virgjil Kule.

Më shumë detaje

977 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Maluka
ISBN978998060044

2 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

I vetmi kryqtar aktiv që mbeti në Ballkan ishte Skënderbeu i Shqipërisë”, - shkruan në një studim të vitit 1998 bizantinisti i njohur, Prof. Donald MacGillivraj Nicol (Fellowship në British Academy dhe anëtar i Royal Irish Academy).

Nga qindra dokumente që përmban ky libër del qartë roli i Skënderbeut në koalicionin e madh ushtarak (kryqëzatë) të Europës Perëndimore kundër dyndjes osmane në shekullin e XV.

Ai krijoi Frontin e Dytë në Ballkanin Perëndimor që veproi krahas Frontit Verior të Danubit duke u bërë kështu për një çerek shekulli mbrojtësi i pathyeshëm i civilizimit shqiptar që ishte i njëjtë me atë europian.

Burrë shteti, Skënderbeu e shfryëtzoi me mjeshtëri potencialin politik dhe ushtarak të kryqëzatës për të krijuar shtetin shqiptar në trajtë mbretërie, nën dinastinë e Kastriotëve. Ky mision, krahas gjenialitetit ushtarak, lypte edhe një talent të jashtëzakonshëm për jurispudencë dhe diplomaci, aspektet thelbësore të të cilave (deri më tani pak të njohura) paraqiten në këtë ditar.

REVIEW

Studiuesi Dorian Koci, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar, ka shkruar:

“Ky lloj këndvështrimi i veçantë që autori ka zgjedhur duke bërë një analizë të qartë në kohë dhe hapësirë të figurës së Skënderbeut, aksionit të tij ushtarak e diplomatik, marrëdhenieve të tij me osmanët e veçanërisht me Venedikun, analizë që i përngjet rrathëve të një druri që nga viti 1443 e deri sa vjen në qendër në vitin 1467, e kthen monografinë nga një tekst historie monoton në një monografi dinamike ku lexuesi shkon hap pas hapi me autorin në zbulimin e dimensionit të vërtetë të heroit tonë Kombëtar. Ky lloj rrëfimi i zgjedhur me intuitë dhe mjeshtëri nga publicisti Virgjil Kule, një mjeshtër i hershëm i dokumentareve është “filli i Arianës” që e çon lexuesin në cdo skutë e dhomë të errët të figurës së Skënderbeut për ta parë si në një film dokumentar të gjithë epokën e lavdishme të tij...”

Të dhëna

Lloji i botimitHard Cover
Faqe509
ISBN978998060044
V. Bot2021
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
Numri i botimeveRibotim