Gjuha shqipa në komunikimet publike Shiko më të madhe

Gjuha shqipe në komunikimet publike

Qemal Murati BEM0055

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Gjuha shqipe në komunikimet publike: ligjërimi mes zyrtares/jozyrtares dhe sendërgji për përmbysje standardi e kthim dialekti

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fletët552
ISBN9789951596824

1 600 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Botimeve në ndihmë të studiuesve të gjuhës, po edhe të një rrethi më të gjerë lexuesish, në radhë të parë mësuesve të gjuhës shqipe dhe punonjësve të shtypit, gazetarëve, redaktorëve letrarë e lektorëve, në fund të vitit që shkoi iu shtua edhe libri i prof. dr. Qemal Muratit “Gjuha shqipe në komunikimet publike (Ligjërimi mes zyrtares / jozyrtares dhe sendërgji për përmbysje standardi e kthim dialekti)”.
Prof. dr. Q. Murati, punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës, është ndër gjuhëtarët më të njohur në Kosovë e Maqedoni dhe mbrojtës i palëkundur i gjuhës standarde. Ky libër, një prej botimeve të shumta që ky “gardian” i shqipes u ka ofruar lexuesve këta 20 vjetët e fundit, përbën një ndihmesë tjetër të çmuar të tij në fushën e kulturës së gjuhës dhe të planifikimit gjuhësor, në një moment kur, nga njëra anë, kujdesi për gjuhën ka rënë në shkallën më të fundit që mund të mendohet dhe, nga ana tjetër, po bëhen përpjekje të ethshme për institucionalizimin e ndërhyrjeve arbitrare në normat e gjuhës standarde.

Libri është një përmbledhje me studime, artikuj e intervista. Tematika e tij e larmishme shtjellohet në nëntë krerë, ndër të cilët pjesën kryesore e zë kreu III “Sendërgji për përmbysjen e standardit e kthim te dialekti”, në të cilin trajtohen çështje të planifikimit gjuhësor dhe të kulturës së gjuhës në mediet e shkruara e të folura: shkeljet e normës fonetike, leksikore e gramatikore, lajthitjet gjuhësore, çështjet e ndikimit të gjuhëve fqinje në leksikun e në ndërtimet gramatikore të shqipes gramatikore, çështjet e purizmit etj. Një vend të veçantë në këtë libër (kreu II: “Situata në arealin linguistik në Maqedoni shqipja si gjuhë e huaj në plëngun e vet”) e zë trajtimi i problemit të statusit të shqipes në Maqedoni dhe i të drejtave gjuhësore të shqiptarëve në këtë republikë. Duke mbetur në fushën e sociolinguistikës, një krye tjetër i librit merret me veçori të komunikimit gjuhësor në mjedise të ndryshme sociale.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët552
ISBN9789951596824
V. Bot2013
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri