Fjalor frazeologjik i Gjuhës Shqipe (hc) Shiko më të madhe

Fjalor frazeologjik i Gjuhës Shqipe (sc)

Jani Thomai BLA0004

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky fjalor përmban mbi dhjetë mijë njësi frazeologjike të përdorshme gjerësisht, në vargje sinonimike të pasura, me ndarje kuptimore e me shpjegime të plota për kuptimet e përdorimet, me rreth 30 000 shembuj të shkurtër nga shumë burime (ligjërimi i folur popullor, folklori, letërsia artistike shqipe dhe e përkthyer, publicistika etj...

Më shumë detaje

51 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

EDFA
Fletët556
ISBN9789995683061

1 500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rëndësia e veçantë e këtij botimi qëndron në gjithë përbërësit e tij, në njësitë, në zbërthimin kuptimor, në shpjegimet, shënimet, shembujt etj. Ky libër përbën një tip të veçantë fjalori, meqë përmban njësi më të gjera se fjala, togfjalësha e më rrallë edhe shprehje me strukturë fjalie, por që secila njësi në vetvete funksionon në gjuhë njësoj si fjala, duke shërbyer për shënimin e një koncepti të vetëm, të një objekti a dukurie, të marrë si entitet më vete. Si të tilla, në tërësinë e tyre, këto njësi përbëjnë veçantinë e shqipes në krahasim me çdo gjuhë tjetër e vijnë si mishërim i identitetit dhe i origjinalitetit të saj....

Nga ana praktike, "Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe" vlen të përdoret gjerësisht nga shkrimtarët, përkthyesit, publicistët, hartuesit e fjalorëve dygjuhësh, studentët e nxënësit, mësuesit e pedagogët, studiuesit e gjuhës shqipe e të gjuhësisë së krahasuar, por edhe nga ligjëruesit politiko-shoqërorë, nga ata që mësojnë gjuhën tonë dhe nga gjithkush që merret me të. Ai i vjen në ndihmë edhe gjithkujt që dëshiron ta pasurojë ligjërimin e vet, ta bëjë më të qartë, më të përpiktë, më shprehës e emocionues, më të bukur, më të fuqishëm e më ndikues.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët556
ISBN9789995683061
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveRibotim