Cmim i reduktuar! Fjalor dialektor (Me fjalë e shprehje nga jugu i Shqipërisë) Shiko më të madhe

Fjalor dialektor (Me fjalë e shprehje nga jugu i Shqipërisë)

Pano Tase BCA020

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ.

Më shumë detaje

6 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
Fletët304
ISBN99927-33-75-6

765 Lekë

-15%

900 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky fjalor është një visar i çmuar etnolinguistik. Në të renditen të ndara qartë e pastër nga hartuesi i tij urime të ndryshme, mallkime, pendime mbas mallkimit, fjalë fyese, njësi frazeologjike, proverba etj. Fjalori nuk do konsideruar thjesht si shpërfaqje e një vlere arkivore, por si shtim i lëndës shqipe që u ofrohet përdoruesve të sotëm. Ky fjalor besohet të jetë vjelë kryesisht nga këngët iso - polifonike të Shqipërisë së Jugut; pra, për sendërtimin e tij, Tase ka zgjedhur të transkiptojë më së shumti formën e kënduar të fjalës shqipe. Ç'vend mund të zërë kjo formë në tërësinë e mjeteve fjalore të shqipes? Shpesh thuhet se shqipes së sotme i është mpakur melodia; mirëpo veç këtij problemi estetik, ka rëndësi të kuptohet fakti se tëhuajësimi apo vrazhdësia kanë përcaktuar deri diku dhe refraktarizimin e mjeteve të shqipes letrare kundrejt çdo mjeti tjetër që nuk i nënshtrohet plotësisht sistemit normativ. Rikthimi i bukurtingëllimit në shqipen letrare përmes zbutjes së kësaj vrazhdësie do të thotë, në terma të gjerë gjuhësorë, edhe rizgjim i shqipes së brendi.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët304
ISBN99927-33-75-6
V. Bot2006
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë