Mrekullia më e madhe Shiko më të madhe

Mrekullia më e madhe

OSHO - Bhagwan Shree Rajneesh FNK0109

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duket gati e pamundur, por kurrë e ardhmja nuk mund të parashikohet. E ardhmja mbetet e hapur. Ajo që sot duket e pakonceptueshme, nesër mund të bëhet e mundur. Nuk arrihet kurrë në pikën kur e ardhmja mund të konsiderohet e mbyllur. Kjo është domethënia e ndërlikuar e një ekzistence të përjetshme. Do të jetë shumë e vështirë, sepse unë nuk jam i kufizuar në një rrugë të veçantë, në këndvështrimin filozofik.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Fan. S. Noli
Fletët164
ISBN978-9928-165-61-9

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nëse sheh mbrapa, të gjithë do të duken pak më të varfër; deri edhe ata më të mëdhenjtë dhe më të fuqishmit do të të duken të kufizuar. Por je duke parë në të kaluarën e jo në të ardhmenqë është krejtësisht e paparashikueshme. Do vazhdojnë të ndodhin gjëra, dhe do shtohen gjëra të reja. Unë nuk jam një stacion i fundëm; jam i ngjashëm me lumin, që vazhdon të rrjedhë, duke ftuar cdo lum tjetër të bashkohet me të. Gjthçka çfarë ju kam dhënë do të mbetet e paprishur, por do të pasurohet gjithnjë nga ezhvillimi i ardhshëm i njeriut, sepse është një fenomen i i hapur. Nuk jam profeti i fundit, apo mesi i ndonjë tradite. Unë jam një fillim, jo fundi, i një pikëpamjeje për jetën dhe problemet e saj krejtësisht të reja, që fton çdolloj gjëje, të konceptueshme apo jo, të jetë e ftuara ime. Kështuqë ke të drejtë. Duket shume e vështirë, por ekzistenca është kaq e gjërë dhe mundësitë janë të pafundme, pra nuk mund të thuhet që ka ardhur çasti të ndalojmë. Nuk do të vijë kurrë, nuk ka pika e as presje. Jeta nuk njeh pika dhe prejse; shkon përpara, gjithnjë e më paërpara, dhe do të vazhdojnë të shtohen gjëra që as nuk i njohim. Dhe kështu është mirë. Dua të them po ju jap diçka të gjallë, që do vazhdojë të rritet, do të ketë rritjen e vet edhe përtej nesh. Nuk po ju jap një gjë të vdekur,sipas traditave të vjetra. Ja pse kristianët kanë kaq shumë frikëqë shkenca mund të zbulojë ndonjë gjë tjetër që kundërshton Biblën. Myslimanët ka shumë frikë nëse dikush thotë gjëra që kundërshtojnë Kuranin. Por këta janë në fakt armiqtë e progresit, armiqtë e jetës. Unë nuk jam kështu. Jam vetëm një mik, një fillim i përulur, një realitet i gjallë në të cilin çdo ditë vijnë gjëra të reja, ekstza të reja, hapësira të reja; jam i aftë ti përfshij të gjitha pa patur frikë nga progresi. Nëse një gjë nuk shkon, unë jam gjithnjë i gatshëm ta lë të lirë, dhe të jem gjithnjë në anën e së vërtetës. Ka dy lloje njerëzish: Një lloj janë ata që duan që e vërteta të jetë gjithnjë në anën e tyre: egoistët, arrogantët. Kurse lloji tjerë që duan gjithnjë të jenë në anën e së vërtetës, me çdo çmim; se mund të humbin diçka, janë gati, por nuk munden të mos jenë në anën e së vërtetës. Këta janë të përulurit, këta janë shenjtorët e vërtetë mbi tokë, dhe si këta kanë ekzistuar shumë pak.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët164
ISBN978-9928-165-61-9
RedaktoriRexhep Hida
V. Bot2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiSonila Muskaj