Cmim i reduktuar! Ecce Homo (HC) Shiko më të madhe

Ecce Homo (HC)

Friedrich Nietzsche BUE037

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ecce Homo! Një mrekulli e rënë në tokë, një dhuratë prej njeriut të madh! Një ese e tërë, shoqëruar me parathënie, lexohet me ëndje dhe kuptohet menjëherë. «Më dëgjoni! shkruan Niçe. Sepse unë jam ky njeri (ku ngrenë krye zakonet, krenaria, instinktet). Mbi të gjitha mos më ngatërroni me të tjerët!» Efekti i parë: e sheh veten jo rastësisht të futur në të thella, duke shqyrtuar botën që është rreth teje (e vrenjtur apo e qeshur!), duke analizuar praktikisht një mendim të veçantë, apo duke përvijuar një përgjithësim të kërkuar. Në Ecce Homo Niçe ka hedhur një sumum të mrekullueshëm, një magji që të rrëmben, një dritë tjetër. Kjo ndihet menjëherë

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN9994331752

1 170 Lekë

-10%

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ecce Homo, është një libër jo i zakonshëm i Fridrih Niçe. "Kush di të thithë ajrin e shkrimeve të mia, e di që ai është një ajër i lartësive, një ajër i freskët. Duhet ë jesh krijuar enkas për të, përndryshe rreziku që të ftohesh nuk është i vogël..." Niçja vetë kë libër e cilëson të domosdoshëm, që zotëron mendime të larta, gjëmime të thella, dhe e vë gishtin mbi plagët që ushqejnë shoqëritë njerëzore. Sepse shoqëri krijojnë gjithë qeniet e gjalla, por njerëzorja është pasuria e brendshme e së vërtetës. "Mos harroni, shton Niçja, teksa shkon tek mendimet e larta akulli është afër, vetmia e pamasë - por qetësisht qëndrojnë gjërat në dritë! Sa lirisht që merr frymë! Sa shumë gjëra ndjen poshtë vetes! Filozofia, të cilën unë deri më sot kam synuar dhe jetuar, është të jetosh mbi malet e larta!..." Mendimet e Niçes zbulojnë botë të mëdha, shkruar me fragmente të shkurtra, sigurisht në një fill, padyshim tërheqëse dhe përgjithësuese, plot zhdërvjelltësi dhe poezi. Njeriu fare mirë mund të udhëtojë me to, mund të çlodhet me to, mund të meditojë pse jo. Ai e ndjen fshikullimin e fortë, e përjeton sarkazmin e tij të mrekullueshme, e sheh - madje - veten pjesëmarrës dhe bashkëpunues. Është një autor i madh dhe me fuqi të lartë mendimi! Nëpërmjet mendimeve vjen më afër kujtdo, duke u bërë mik me ty, të afron, të nxit, të shfryn nga idetë e kota, të ngarkon me dëshira dhe të jep mundësi të zbavitesh si në një lojë magjike. Efekti i gjuhës dhe i ndryshimit që pëson brenda vetëdijes dhe karakterit tënd. Të mos harrojmë se njeriu ka nevojë të brendshme, shpirtërore sidomos, për t'u endur kështu bë botën e tij të brendshme, si duke qeshur bën një gjimnastikë të bukur shpirtërore, madje edhe fisnikëron ndjenjat, fiton më shumë bukuri dhe elegancë. Ky është Fridrih Niçe...

Të dhëna

Faqe135
ISBN9994331752
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiTaulant Hatia