Cmim i reduktuar! Dyert e perceptimit Shiko më të madhe

Dyert e perceptimit

Aldous Huxley BPS0018

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Vetë Huxley gjendet në qendër të kërkimeve shkencore rreth meskalinës (lloj droge). Gjysmë ore pasi ka marrë katër të dhjetat e gramit, ai ndodhet në një botë tjetër. Nga një përfytyrues i dobët, ai nis të rrokë vizionin e shenjtëruar të realitetit...

Më shumë detaje

8 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Pika pa Sipërfaqe
Fletët70
ISBN9789928404152

340 Lekë

-15%

400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Nën ndikimin e meskalinës, aftësia e tij për të kujtuar dhe "gjykuar drejt" zbehet pak, syri rimerr diç nga pafajësia perceptuese e fëmijërisë, interesi për hapësirën bie, ndërsa interesi për kohën shkon drejt zeros. Kauzat për të cilat do të ishte i gatshëm të vuante, në kushte normale, tani i duken jo interesante. Huxley tregon se gjatë këtij eksperimenti percepton përjetësinë në një lule, pafundësinë në katër këmbë karrigeje dhe absoluten në palosjen e një palë pantallonash fanellatë. Meskalina e kishte çliruar nga bota e vet, e kohës, e gjykimeve morale dhe vlerësimeve utilitare, e fjalëve të mbivlerësuara dhe pikëpamjeve të dyzuara. Gjatë kësaj kohe Huxley çohet të vizitojë depon farmaceutike më të madhe në botë dhe gjendet përballë pikturave, librave, veprave muzikore më të famshme për të cilat ai shpreh kritikat, admirimin dhe vizionin e tij. Kjo është dëshira për t'u arratisur nga vetvetja dhe nga mjedisi përreth që i çon njerëzit qetësisht drejt përdorimit të narkotikëve bimorë apo haluçinogjenëve. Në fund të librit autori kthehet përmes derës së perceptimit. Por ai nuk është më i njëjti njeri.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët70
ISBN9789928404152
V. Bot2011
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiErvin Qafmolla