Mbi njeriun Shiko më të madhe

Mbi njeriun

Thoma D'akuini PL0074

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare për çështje të rëndësishme të filozofisë. Këtu mund të përmendim raportin midis filozofisë dhe teologjisë apo iluminacioneve dhe arsyes

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PLEJAD
ISBN9789994371983

700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rëndësia e jashtëzakonshme e mendimit d'akunian në historinë e filozofisë qëndron në sistemin e realizuar prej tij të një pasurie të tërë kulturore. Duke u bazuar te mendimi i Aristotelit, të përshtatur e të kristianizuar për së brendshmi, Thoma D'Akuini arriti të formojë një sistem të përbërë nga një rregull përgjigjesh të qarta e përfundimtare për çështje të rëndësishme të filozofisë. Këtu mund të përmendim raportin midis filozofisë dhe teologjisë apo iluminacioneve dhe arsyes. Mendimi i tij bazohej te analogjia dhe ishte kundër çdo lloj spiritualizmi platonik e mistik që qëndronte në bazë të doktrinës agostiniane. Përkufizimi që Thoma D'Akuini jep për njeriun është më të vërtetë i tipit aristotelik: njeriu ka një formë, që është shpirti dhe një materie që është trupi. Ndërkohë që intelekti si virtyt superior i shpirtit është kaq fort i lidhur me trupin sa formon me të një qënie unike. Megjithatë, sistemi i tij ndahet nga ai i Aristotelit në pikën e pohimit se tre virtytet e shpirtit: vegjetaviteti, sensitiviteti dhe intelekti te njeriu nuk janë parime të ndara. Përkundrazi, është pikërisht intelekti ai më superiori që ushtron dy parimet e tjera më inferiorë. Për rrjedhim, duke pohuar dallimin midis nivelit mbinatyral dhe atij natyral, etika e sistemit të tij përfshin një pjesë natyrale, çka do të thotë një rregull parimesh praktike që janë të rrënjosura në natyrën racionale të njeriut, në mënyrë të pavarur nga rregulli teologjik që i shtohet falë konceptit të mirësisë dhe mëshirës kristiane. Midis veprave të tij më të ëndësishme mund të përmendim: "Çështje të shqyrtuara" (1259) , "Traktat kundër Xhentilëve" (1269 – 1273) dhe kryevepra e tij e njohur "Summa theologica" , një vepër kjo monumentale e nisur që në vitin 1266 dhe e mbetur e pambaruar, për t'u plotësuar deri në fund nga ana e një dishepulli të tij. Të famshme janë shkrimet e tij komentuese mbi Arsitotelin "Qenia dhe thelbi", "Uniteti i intelektit kundër averroistëve" dhe fragmente të ndryshme të Biblës.

Të dhëna

ISBN9789994371983
Viti i Botimit2005
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
PërkthyesiEnida Rusi