I ri Pika trëndafil Shiko më të madhe

Pika trendafil

Mimoza Hafizi A-004521

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ne, tokësorë me staturë shkencëtari, lindur në imagjinatë, por vendosur në qendra reale kërkimore të hapësirës, përmes ngjarjesh tipike, ju dëshmojmë arritjen marramendëse të këtij shekulli; zbulimin e mijëra planeteve të reja në Gjithësi, ku mund të ndodhen ALIENËT.

Ky liber eshte fitues i Çmimit vjetor te Ministrise se Kultures per letersine per femije dhe te rinj, dhene per vitin 2018.

Më shumë detaje

24 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Toena
ISBN9789928277077

1 000 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

PIKA TRËNDAFIL është emër i stilizuar për planetin më të afërt me Tokën, por jashtë sistemit Diellor.

Përmes ngjarjesh, reale apo imagjinare, që zhvillohen në Qendra të rëndësishme të kërkimit të hapësirës anekënd globit, ky libër do t’ju lidhë me botët e vogla e vite-dritë të largëta, që kemi filluar t’i njohim në pragun e mijëvjeçarit të tretë. Janë ekzoplanetet, planetet qark yjeve të tjera, që bartin mbi vete sekretin e jetës jashtëtokësore dhe të alienëve.

Ne duam dhe nxitojmë t’i zbulojmë !

Përmes personazhesh të imagjinuara, por tipike në mjedisin shkencor, përmes episodesh, dialogjesh, përsiatjesh a deri fantazish në limitin e njohjes, ky roman ju fton edhe në botën tokësore të inteligjencës, ekselencës, teknologjisë së lartë, progresit të vrullshëm, karaktereve të forta dhe temperamenteve të buta, që ndërthuren tek kërkuesit e hapësirës dhe Universit.

Pse kërkojmë?

Përgjigja vjen në faqet e librit, ngaqë vetëm mëton të nxjerrë nga subkoshienca atë që natyra na e ka gdhendur pakthyeshmërisht në gene, betejën për mbijetesën dhe ekspansionin e llojit tonë.

VLERËSIME PËR ROMANIN “PIKA TRENDAFIL”

“Unë e lexova me kënaqësi librin “Pika Trëndafil”, i nxitur edhe nga kurioziteti se në letrat shqipe është kultivuar pak, shumë pak zhanri i Fantashkencës. E admiroj këtë guxim dhe do të doja që Mimoza të shkruante edhe libra të tjerë për të bërë të mundur përhapjen e diturive dhe të dhënave fundamentale të Astrofizikës.Më ka bërë përshtypje gjithashtu dhe kompozimi i librit. Strukturalisht kemi të bëjmë me dy tekste paralele. Teksti i njërës faqe është në të vërtet një formë e leksionit shkencor, pra ligjërimit me koncepte tëmirëfillta shkencore, kurse faqja tjetër është teksti si narrativë letrare ku futen personazhe, figura të ndryshme njerëzore që bisedojnë për kërkimin dhe vëzhgimin e yjeve si dhe të ligjeve dhe çështjeve kozmike.Pra duket sikur janë dy libra, njëlloj dublimi si vëllezërit Siameze, për të njëjtin qëllim, apo të njëjtin subjekt libror, të brendapërfshirë si dhe të shkrirjes së teksteve me njëri tjetrin, gati si një palimpsest”.

Dr. Moikom Zeqo

Nuk ka aspak fantazi pa baza, por përkundrazi; prandaj libri është interesant. Për më tepër në përpjekjet për të dhënë një përfytyrim sa më të saktë të teorive shkencore që trajtohen në libër autorja e ka pajisur atë me një informacion shkencor (të vendosur në fund të librit) si dhe me foto të marra nga zbulimet e misioneve hapësinore ose të përpiluara nga ajo vetë, me diagrame, skica edhe tabela për ta bërë sa më të kapshëm materialin shkencor.

Dr.Tatjana Haxhimihali

I lakmueshëm nga ana letrare si përshkrim dhe impresionues nga ana shkencore si sintetizim, në fund të romanit, spikat monologu i marrëdhënies së ngushtë e të pandashme të njeriut me kibernitikën në epokën e sotme moderne”.

Prof. Dr. Alfred Çapaliku

Leximi i këtij libri përbën një akt intelektual dhe një dëshirë nga lexues të çdo moshe. Joshja nga dukuritë kozmike është e natyrshme për çdo individ me ndjeshmëri dhe inteligjencë normale. Është kuptimplote metafora që përdor autorja: “Ka kohë që njerëzit nuk i ngrenë sytë për të parë qiellin.” Por në traditën tonë kemi praninë e elementit kozmogonik qysh te Budi e këtej. Libri ka vlera shumë të larta estetike, ka shumë informacion, kastil elegant dhe leksik të pasur. Por siç ndodh te Gëte me “Divanin perëndimor të lindjes”, i cili mbetet se mbetet perëndimor, ashtu edhe ky libër i mrekullueshëm shkëlqimin e merr nga petku i astrofizikës.

Zef Vukaj

 

 

Të dhëna

Lloji i botimitMe kapak te holle
Faqe336
ISBN9789928277077
Viti i Botimit2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat15 x 23
RomanFantashkencë