I ri Pax 3 - Kukudhi Shiko më të madhe

Pax 3 - Kukudhi

Asa Larsson, Ingela Korsell A-002811

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Qyteti ku jetojnë Alriku dhe Vigoja, dy djemtë e përzgjedhur për të mbrojtur bibliotekën sekrete, tashti kërcënohet nga një përbindësh i ri, Kukudhi. Kukudhi është fantazma e një njeriu të vrarë, që ngrihet nga varri për t’u hakmarrë.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Magjia e librit
Fletët143
ISBN9789951693561

500 Lekë

Share

Më tepër

Në mitologjinë shqiptare më së shumti është një burrë, por figura e Pax 3 është më e frikshme se kaq. Këtu bëhet fjalë për një fantazmë fëmijë, që... ndoshta më mirë ta zbulosh vetë. ”Jashtë duket sikur dikush përpiqet ta çajë derën me sëpatë”. Është halloëeen. Shkolla gëlon nga mumje dhe përbindësha.

Në mbrëmje do të ketë festë dhe shëtitje fantazmash. Po në mes të gjitha fantazmave të rreme, shfaqet Kukudhi. I ka shenjuar viktimat e veta dhe ka vendosur të hakmerret. Si mund ta ndalojnë Alriku dhe Vigoja?

Në kërkim të së vërtetës zbulojnë një sekret të tmerrshëm. Njëkohësisht një vajzë e re është shfaqur në qytet. Quhet Iris. Dhe ka diçka të çuditshme me të...

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët143
ISBN9789951693561
Titulli origjinalGrimmen
V. Bot2019
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 10 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiEntela Tabaku