Dorëshkrimi misterioz i Nostramiusit Shiko më të madhe

Doreshkrimi misterioz i Nostramiusit - Stilton 1

Jeronim Stilton PE0090

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është numri i parë i serisë "Histori për të qeshur" i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”. Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit

Më shumë detaje

481 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
ISBN9789928124364

400 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky është numri i parë i serisë “Histori për të qeshur” i Jeronim Stiltonit. Jeronim Stiltoni është një miush gazetar, që drejton gazetën më të famshme të qytetit të miushëve, në Oqeanin Jugor Rat. Gazeta quhet “Jehona e brejtësit”.

Fëmijët do të argëtohen duke u njohur me karakterin e veçantë të Jeronim Stiltonit:

   ai është një personazh shumë serioz, por që përfundon gjithmonë në situata komike;

   ai është i gatshëm të përballojë shumë vështirësi në emër të drejtësisë dhe së vërtetës;

   ai është një personazh që nuk humb në asnjë rast, gjithmonë arrin t’i kthejë situatat problematike në favor të tij: ai gjithmonë fiton. Kjo i bën fëmijët të ndihen më të sigurt në vetvete.

Bota në të cilën jeton Stiltoni, reflekton botën reale dhe e përmirëson atë. Është një botë e lumtur, pa dhunë dhe pa luftëra. Humori, në librat e Jeronim Stiltonit, është një element kyç, sepse krijon një lidhje ndjeshmërie dhe bashkëpunimi me lexuesit. Të gjithë librat i përshkruan koktejli “humor dhe aventurë”.

FRAGMENT

Topia zuri të rrëmojë në xhepa, duke kërkuar biletën e avionit, pastaj thirri:

– MË HËNGËRT MAÇOKU!

Picërroi sytë, kroi kokën dhe bërtiti:

– Më rënçin mustaqet, s’po e gjej ku e kam vënë biletën!

Furgoni për pak doli nga rruga.

– KUJDESSS! – ulërita, i pataksur. U turra të mbërthej timonin, por Topia, i shpejtë si rrufeja, e kapi para meje.

– Mblidhe veten, Stilton, – më qetësoi. – Ja ku e gjeta, më në fund. Mos e prishni gjakun!

E dëgjova tek i pëshpëriste Pinkit:

– Sa nervoz e paske shefin!

                                                 

Të dhëna

Faqe132
ISBN9789928124364
Viti i Botimit2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani