Cmim i reduktuar! Piramida e kuqe Shiko më të madhe

Piramida e kuqe

Rick Riordan MO0012

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Një aventurë e mrekullueshme, mbushur me karaktere të skalitur në mënyrë të përsosur, aksion, magji, zota dhe histori magjepsëse.

Më shumë detaje

9 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët450
ISBN978-9928-169-08-2

1 063 Lekë

-15%

1 250 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Libri është i bazuar në mitologjinë egjiptiane dhe flet për dy fëmijë, motër e vëlla, të quajtur Karter dhe Sejdi Kein. Njëri rritet duke udhëtuar anë e mbanë botës, ndërsa tjetra rritet në Londër. Të dy vëlla e motër ritakohen në Londër dhe pastaj e tërë bota e tyre do të ndryshojë. Ata do humbin babain e tyre, për shkak të një perëndie të panjohur egjiptiane dhe do mbeten vetëm. Ndërkaq, do zbulojnë se kanë një xhaxha, Amosin, dhe se janë pasardhësit e Faraonit të Egjiptit të Lashtë. Të tre bashkë do udhëtojnë për në Amerikë, për të mësuar më shumë për të kaluarën e familjes se tyre. Do zhbirojnë shtëpinë e xhaxhait, për të mësuar më shumë rreth shoqërisë së magjistarëve, e quajtur Shtëpia e Jetës, dhe do përballen me një nga perënditë më të fuqishme të Egjiptit, Setin. Do hasin shumë probleme në shtëpinë e xhaxhait, ku do t'iu vijë në ndihmë perëndesha e maceve, Basti. Pothuajse gjatë gjithë kohës do t'iu duhet të arratisen duke iu fshehur armiqve, për të shpëtuar jetët e tyre, të ndihmuar nga Basti dhe nga një mikeshë e re e quajtur Ziah. Gjatë rrugës, ata zbulojnë se janë mikpritës të zotave, të Horusit dhe të Isidës, dhe se iu duhet të trajnohen për të mposhtur perëndinë e kaosit Setin. Ky libër përmban shumë fakte nga mitologjia egjiptiane dhe ju mban në tension deri në fund. Boshti i ngjarjes rrotullohet rreth perëndive dhe zotave egjiptianë nga njëra anë dhe magjistarëve të Shtëpisë së Jetës nga ana tjetër. Jepen të dhëna për qytetërimin e parë dhe më të madh në botë, Egjiptin, histori që shpjegojnë kalendarin, jetën e përtejme, hieroglifet, krijimin, rishfaqjen e faraonëve, monstrat, udhëtimet e zotave rreth e qark botës, në Egjipt, Paris, Arizona, Memfis, në hapësirën intriguese ndërmjet jetës dhe vdekjes, Duatin. Në mitologjinë egjiptiane, lufta nuk është mes të mirës dhe të keqes, por mes kaosit dhe rendit. Te Karter dhe Sejdi Kein kryqëzohet gjaku i dy familjeve të lashta, që të dyja me një histori të gjatë e të koklavitur me perënditë. Ata janë Keinët më të fuqishëm, që kanë lindur atyre anëve prej shumë e shumë shekujsh. Pra, nëse ju interesojnë aventurat dhe doni të mësoni se çfarë ndodh me Setin dhe familjen Kein, duhet ta lexoni patjetër këtë libër.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët450
ISBN978-9928-169-08-2
V. Bot2014
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAgim Doksani