Cmim i reduktuar! Gjueti Fronesh Shiko më të madhe

Gjueti Fronesh

George R. R. Martin MO0007

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit.

Më shumë detaje

47 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

MORAVA
Fletët806
ISBN978-9928-169-81-5

1 620 Lekë

-10%

1 800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një libër që të mbërthen dhe nuk të lë ta lëshosh nga dora, derisa të kuptosh se si do të thuren komplotet për pushtet, në një botë ku krah njerëzve jetojnë në mënyrë krejt të natyrshme krijesa të botës së fantazisë, por ku njeriu me natyrën e vet makiaveliane përballë pushtetit është më i vërtetë se kurrë. Në "Gjueti fronesh" nuk do të gjeni kompromise, nuk do të kursehet as i miri e as i ligu kur i vjen çasti i tij. Në fund të fundit, jeta është cinike dhe ndonjëherë është pikërisht zgjuarsia për t'iu bërë ballë rrethanave të paparashikuara ajo që na bën të shkojmë përpara në botën tonë, kurse në botën kalorësiake të George Martinit kjo nuhatje të mban gjallë. Fabula është vërtet e ngjeshur, e shkruar gjithë dinakëri në detaje, që autorit nuk i shpëtojnë kurrë, duke të dhënë imazhe të plotë, aq sa fillon ta kesh para syve të dy kontinentin e Perendos dhe çdo tokë tjetër përtej tij. I shkruar me 8 këndvështrime personazhesh të ndryshëm, që ndryshojnë nga kapitulli në kapitull, romani vjen me një përqasje të re, që s'e bën kurrë të mërzitshëm dhe i shton ngjyrimet e karaktereve. Shumë kohë më parë, në një epokë të harruar, një ngjarje e mbinatyrshme u tjetërsoi ekuilibrin stinëve. Në një vend ku beharet zgjasin dekada dhe dimrat sa një jetë, telashet kanë filluar të vlojnë. I ftohti po kthehet dhe, në djerrinat e ngrira përtej Fushnajës Dimërake, fuqitë e liga e të mbinatyrshme po mblidhen pas Kufindarësit që ruan mbretërinë. Në qendër të konfliktit janë Starkët e Fushnajës Dimërake, një familje e sertë dhe e pabindur, ashtu si toka ku kanë lindur. Prej një toke dimri mizor, drejt një mbretërie të largët verore, që jeton në luks e bollëk, lind një histori lordësh e lendish, shqytarësh e magjistarësh, vrasësish e kopilësh, që thuren bashkë në një epokë oguresh të zymta. Mes komplotesh dhe kundërkomplotesh, tragjedish dhe tradhtish, fitoresh e tmerri, fati i Starkëve, i aleatëve dhe i armiqve të tyre rri varur në një fill të rrezikshëm ekuilibrash, teksa secili përpiqet të fitojë luftën më vdekjeprurëse: gjuetinë e fronit.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët806
ISBN978-9928-169-81-5
V. Bot2015
VendodhjaTirane
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAnxhela Cikopano