I ri Politikat ekonomike, reflektime për të sotmen dhe për të ardhmen Shiko më të madhe

Politikat ekonomike, reflektime per te sotmen dhe per te ardhmen

Ludwig von Mises UE0179

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Në këtë botim vijnë analizat dhe parashikimet për të ardhmen e tregjeve, kapitalizmit dhe liberalizimit, si dhe kërcënimet që do të përballen idetë liberale për zhvillimin e ekonomisë së tregut. Libri është paraprirë nga një koment i Prof. Dr. Adrian Civicit

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN 9789928236237

800 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ludwig von Mises (1881 – 1973) vlerësohet si një nga ekonomistët më të rëndësishëm dhe referencë e liberalizmit klasik dhe libertarianëve modernë. Profesor në Universitetin e Vjenës, Gjenevës dhe më vonë atë të New York – ut, Mises është dhe një nga përfaqësuesit më të spikatur të "Shkollës austriake të ekonomisë", e cila mbron dhe mbështet tërësisht kapitalizmin në versionin e tij liberal.

Në themelet e shkollës austriake të ekonomisë qëndrojnë pozicione metodologjike dhe epistemologjike të veçanta të tilla si "koncepti subjektiv i vlerës", "individualizmi metodologjik", "prakseologjia" etj.

Dishepujt e tij më të shquar janë ekonomistë si Friedrich Hayek, Murray Rothbard, Israel Kizner, Fritz Machlup, Pascal Salin Gottfried Haberlet etj. Nga viti 1947 e deri në vitin 1965, Mises ishte një nga 40 anëtarët themelues më aktivë të "Mont Pèlerin Society", grupim i ekonomistëve dhe mendimtarëve liberalë më të shquar të botës, organizatë e krijuar në Vevey të Zvicrës në vitin 1947, qëllimi themelor i së cilës është "krijimi i një strukture ndërkombëtare permanente që do t'u krijojë mundësi intelektualëve liberalë të organizohen dhe angazhohen për idetë e tyre kundër çdo lloj ndërhyrje shtetërore".

Të dhëna

Faqe184
ISBN 9789928236237
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiAdrian Civici