I ri Ngritja dhe rënia e kombeve Shiko më të madhe

Ngritja dhe rënia e kombeve

Ruchir Sharma BZ0041

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Fareed Zakaria shkruan për këtë libër: I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhë-rrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni

Më shumë detaje

33 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEMA
Fletët580
ISBN9789951721394

1 600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ruchir Sharma vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, por me një libër të mrekullueshëm dhe shumë të veçantë. Me një përvojë të gjatë si investitor dhe akoma më të gjatë si kontributor me opinione e artikuj të ndryshëm për shumë revista e gazeta prestigjioze, synimi i autorit është të na shpjegojë, nëpërmjet ilustrimeve e fakteve me shtrirje në kohë dhe hapësirë, se evolucioni i kombeve bëhet nëpërmjet cikleve, me ulje e ngritje, me periudha begatie dhe periudha të vështira financiare ekonomike, një lloj si treni në kodrinat argëtuese ruse, por që në rastin e kombeve mungon dimensioni argëtues kur cikli ekonomik i radhës është ai i rënies, ose edhe i krizës financiare. Sipas autorit, çdo gjendje ekonomike, veçanërisht ato që karakterizohen nga një boom ekonomik, nuk mund të zgjasë për periudha shumë të gjata kohore. Për ta pasur lexuesi të lehtë parafytyrimin, gjendja e një boomi ekonomik mund të përshkruhet si gjendje me ekuilibër të paqëndrueshëm, për shembull një objekt që e kemi ngjitur në majën e një mali të lartë, të cilin edhe forca më e lehtë e nxjerr nga kjo gjendje dhe në të cilën mund të kthehet përsëri vetëm nën veprimin e forcave me efekt krejtësisht të kundërt.

Për këtë, është shumë e rëndësishme të jemi të ndërgjegjshëm për forcat që i ushqejnë dhe ato që i frenojnë ngritjet dhe rëniet ekonomike, për politikat që duhet të hartojmë e zbatojmë, për faturat që duhet të paguajmë. Dhe të parashikojmë! Por Sharma sugjeron, se saktësia e parashikimit, në këtë botë që duket se më shumë se globalizmi, karakterizohet nga deglobalizmi, nuk mund të shkojë përtej një periudhe kohore më të gjatë se dhjetë vjeçare.

Gjatë gjithë librit, merren në konsideratë, paralelisht, vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim, ku në të parat, falë demokracisë së konsoliduar, një rol të rëndësishëm në kohështrirjen e një cikli ekonomik luajnë bankat, ndërsa në të dytat, për shkak të një demokracie më shumë se të brishtë, këtë rol e marrin shpesh politikanët, sepse në përgjithësi bankat janë në varësi të tyre, ndërsa vetë drejtuesit, sikundër shprehet autori, pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë me telefon në vesh për të zbatuar direktivat që japin këta politikanë, shpesh të korruptuar, populistë a që vegjetojnë në pushtet për shumë mandate me radhë.

Larg statistikave të vështira, shifrave të panumërta dhe indekseve të kota, të cilat Sharma në pjesën më të madhe i kritikon si të manipulueshme, në mos të korruptuara nga fuqia e parasë dhe e njehsimit të tyre nga pozitat e të bërit biznes, libri është një apel për të kuptuar lojën që luhet në kurriz të begatisë së popullit nga një klasë e korruptuar politikanësh që përpiqen të zgjasin me çdo kusht pushtetin e tyre politik dhe që e shndërrojnë edhe në ekonomik. Sharma përdor konceptin e miliarderëve të mirë dhe të këqij dhe liston si arsye kryesore mënyrën se si këta miliarderë e kanë bërë pasurinë, ku vija ndarëse është kontributi që japin në progresin e vendit, apo shfrytëzimi i pasurive të tij falë lidhjeve familjare apo korruptive me drejtuesit politikë të radhës.

Sipas Sharmës, mënyra më e mirë për të analizuar gjendjen ekonomike të një vendi është të fillosh duke analizuar se si sillen vendasit dhe të dëgjosh perspektivën e tyre. Në periudha para dhe pas krizë, garën ndërmjet të huajve dhe vendasve e fitojnë gjithmonë vendasit, sepse përpos nuhatjes, janë ata që përballen direkt me pasojat e politikave ekonomive në jetën e përditshme, ndërkohë që të huajt i mbështesin vendimet e tyre kryesisht në të dhënat për vendin, të cilat në rastin më të mirë nuk janë të përditësuara. Por të fituar dalin në përgjithësi të huajt, falë paketave ekonomike subvencionuese që ofrojnë qeveritë në përpjekje për të zbutur pasojat e krizës dhe për të mos trembur investitorët e huaj.

Një mesazhi i rëndësishëm i librit është se kalimi nga një gjendje zhvillimi në një tjetër, bëhet sipas etapave të caktuara dhe nga e cila asnjë vend nuk bën përjashtim. Ky mesazh është veçanërisht i rëndësishëm për vendet në zhvillim, të cilët për të hyrë në erën e teknologjisë, jo vetëm si konsumatorë, por edhe si prodhues të saj, duhet të kalojnë nëpër po ato faza që kanë ecur edhe vendet e zhvilluara dhe për autorin Të parat janë fabrikat.

Libri merr në analizë disa nga krizat financiare më të fuqishme që kanë goditur botën në këto dekadat e fundit, me një fokus të veçantë në atë të vitit 2008. Për secilin rast, duke filluar nga Kina, Rusia, Turqia, Brazili, mrekullitë financiare aziatike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumë vende të Europës Lindore, autori vlerëson kushtet para dhe pas krizës dhe nxjerr konkluzionet. Debito-mania, inflacioni dhe deflacioni i monedhës, fluksi hyrës dhe dalës i kapitalit, eksportet, ekonomi prodhimi apo ekonomi shfrytëzimi e eksportesh të pasurive natyrore janë koncepte që shtjellohen vazhdimisht nga autori, me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme për të gjithë. Është një leksion i shkëlqyer për ekonominë dhe zhvillimin, të cilit i janë hequr ekuacionet, po i është shtuar dimensioni social dhe i përgjegjshmërisë që duhet të tregojmë për progresin e vendit.

Autori ndërthur talentin rrëfimtar të ngjarjeve në kohën e sotme, falë punës si gazetar, me shpirtin praktik dhe mendjen kalkuluese të një investitori që i vlerëson ngjarjet në kohën e ardhme, gjë që e bën leximin të thjeshtë, të kuptuarin të thellë dhe horizontin e lexuesit më të gjerë.

Nga Dr. Valbona Nathanaili

Thanë për librin

Për vlerësimin e forcave që veprojnë në botën e ditëve tona, “Ngritja dhe rënia e kombeve” është një udhërrëfyes i dobishëm dhe ngacmues.

FINANCIAL TIMES

I mbushur me të dhëna shumë të vlefshme... po aq edhe me gjykime të mrekullueshme dhe histori domethënëse, libri është thjesht udhë-rrëfyesi më i mirë në ekonominë globale të ditëve të sotme. Pavarësisht nëse jeni vëzhgues i kësaj ekonomie, apo investoni në të, nuk keni luksin të mos e lexoni.

FAREED ZAKARIA

Argëtues, i mprehtë dhe i ndershëm deri në fund... [Sharma] ka aftësinë për të ndërtuar paralele lcrahasuese ndërmjet vendeve. Historia e Australisë dhe e emigracionit të saj lart qëndron në kontrast me historinë e Japonisë e të izolimit të saj... Por Sharma është edhe shumë i saktë. Për vendet që karakterizohen nga një sistem i kalbur financiar, një shkundje e sistemit bankar është baras me shkundjen e shoqërisë...

Libri i z. Sharma është një udhërrëfyes shumë i mirë për të kuptuar bumet dhe shpërthimet e tregjeve të mëdha financiare në vendet në

THE ECONOMIST

Një udhërrëfyes i vlefshëm për rendin e ri ekonomik... Sharma ka qenë një nga profetët e parë të krizës së borxhit kinez.

RANA FOROOHAR, TIME MAGAZINE

[Sharma] shkruan në mënyrë interesante dhe mirë... Libri është i pasur me shembuj dhe histori nga jeta e përditshme... Dhe ju ndihmon të mos rreshtoheni në anën e humbësve.

DAVID SMITH, THE TIMES (UK)

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët580
ISBN9789951721394
V. Bot2017
VendodhjaPrishtinë
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiValbona Nathanaili