Financa publike Shiko më të madhe

Financa publike

Harvey S. Rosen UE0098

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër Ky libër është hartuar për t'u përdorur në nivelet universitare, si dhe në programet pasuniversitare në degën e administrimit publik. Lexuesit duhet të kenë njohuri të teorisë mikroekonomike në nivelin e një kursi fillestar.

Më shumë detaje

500 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UET Press
ISBN9789995639341

1 700 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër është hartuar për t'u përdorur në nivelet universitare, si dhe në programet pasuniversitare në degën e administrimit publik. Lexuesit duhet të kenë njohuri të teorisë mikroekonomike në nivelin e një kursi fillestar. Kurbat e indiferencës shpjegohen në shtojcën e këtij libri, për arsye se përdorimi i analizës së kurbave të indiferencës është një çështje jo e trajtuar në të gjitha kurset fillestare. Në vazhdim, kjo shtojcë bën një përsëritje të shkurtër të çështjeve të tjera bazë të mikroekonomisë, duke përfshirë modelin ofertë - kërkesë dhe analizën marzhinale. Kjo përsëritje duhet të jetë e përshtatshme për të rifreskuar njohuritë e lexuesve, të cilët nuk kanë qenë në kontakt me mikroekonominë për një periudhë kohe. Pas shtojcës paraqitet një fjalor i termave kryesore. Një qeveritar anglez, Edmund Burke, theksonte se: "Të lexosh pa menduar është njëlloj si të hash pa shijuar". Për të lehtësuar këtë proces perceptues, çdo kapitull përfundon me një sërë pyetjesh të hedhura për diskutim. Qëllimi i tyre është të inkurajojnë studentët të aplikojnë dhe të zgjerojnë konceptet që ata kanë mësuar. Shpresoj që Financa Publike do të nxisë lexuesit për të mësuar më shumë rreth kësaj fushe. Për ta pëfunduar, një sërë artikujsh dhe librash janë cituar nëpër kapituj. Për ta përfunduar, një sërë artikujsh dhe librash janë cituar nëpër kapituj. Një citim tipik konsiston në emrin e autorit, ndjekur në kllapa nga data e botimit. Lexuesit mund të gjejnë, në bibliografinë në fund të librit, referencë të plotë. Referencat ndryshojnë nga njëra - tjetra në mënyrë të konsiderueshme nga pikëpamja e vështirësisë teknike; ata të cilët dëshirojnë të mësojnë më tepër mbi probleme të caktuara duhet të zgjedhin. Në vazhdim, në fund të çdo kapitulli paraqitet një listë e literaturës që sugjerohet. Kjo literaturë është e përshtatshme për t'u përfshirë në nivelin universitar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Faqe644
ISBN9789995639341
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiManjola Kalica/ Gentiana Cane