Te menduarit shpejt dhe te menduarit ngadale Shiko më të madhe

Te menduarit shpejt dhe te menduarit ngadale

Daniel Kahneman DK0066

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky është një libër i shkëlqyer për të të ndihmuar në procesin e vendimmarrjes: Çdo vendim që marrim në jetën tonë të përditshme pasohet me ndikime që përmirësojnë ose përkeqësojnë gjendjen tonë. Prandaj, autori, fitues i çmimit Nobel, propozon një skemë për mënyrën sesi duhet të mendojmë: Sistemi i të menduarit ngadalë dhe sistemi i të menduarit shpejt. Këtu jepen shpjegime dhe shembuj praktik për përdorimin e secilit prej tyre

Më shumë detaje

Ky libër nuk është më në stok

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet IDK
ISBN978 9928 136 22 0

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Fituesi i National Academy of Sciences Best Book Award, për vitin 2012 Zgjedhur nga New York Times si një nga librat më të mirë të vitit 2011 Shpallur si libri më i mirë i vitit, nga Globe dhe Mail.

Përmes këtij libri autori na çon në një udhëtim novator të mendjes dhe shpjegon dy sistemet që nxisin mënyrën se si ne mendojmë: Sistemi 1 është i të menduarit shpejtë, intuitiv dhe emocional; Sistemi 2 është më të menduarit ngadalë; më i diskutueshëm dhe më logjik.

Kahneman shfaq aftësitë e jashtëzakonshme edhe gabimet dhe paragjykimet e të menduarit shpejt, dhe zbulon ndikimin e gjerë të përshtypjeve intuitive mbi mendimet dhe sjelljen tonë.

Ndikimi i humbjes dhe vetëbesimi në strategjitë e korporatave, vështirësitë e parashikimeve se çfarë do të na bëjë të lumtur në të ardhmen, sfidat e duhura, parashikimi i rreziqeve në punë dhe në shtëpi, ndikimi i thellë i bazave njohëse në çdo gjë, që nga loja në tregun e aksioneve, planifikimi i pushimeve të ardhshme - secila prej tyre mund të kuptohet duke ditur se si punojnë së bashku të dy sistemet për të formësuar gjykimet dhe vendimet tona.

Në një bisedë interesante rreth asaj sesi ne mendojmë, Kahneman na zbulon atë se çfare ne mund ose nuk mund ti besojmë intuitës tonë dhe se si mund të përdorim të mirat prej të menduarit ngadalë. Ai ofron njohuri praktike dhe futet thellë në këtë sferë për zgjedhjet tona në jetën e përditshme dhe në të bërit biznes dhe sesi ne mund t’i përdorin këto teknika të ndryshme për t’u mbrojtur nga telashet që mund të na vijnë më vonë. Të menduarit shpejt dhe të menduarit ngadalë do të transformojë i shpejtë mënyrën tonë të të menduarit.

Të dhëna

Faqe531
ISBN978 9928 136 22 0
Viti i Botimit2014
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër