I ri Shtate zakonet e familjeve te suksesshme Shiko më të madhe

Shtate zakonet e familjeve te suksesshme

Stephen R. Covey A-005213

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Udhëzuesi i ri më i shitur për zgjidhjen e problemeve, të vogla e të mëdha, të rëndomta e të jashtëzakonshme, me të cilat përballen ë gjitha familjet, herët a vonë.Ky libër i shumëpritur ofron mësime të çmuara për krijimin dhe ruajtjen e një kulture të fortë familjare, në këtë botë të trazuar.

Më shumë detaje

898 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Bota Shqiptare
ISBN9789928004208

1 500 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me të njëjtat ide të thella, me po atë thjeshtësi dhe mençuri praktike që e ngjiti në majat botërore librin “7 zakonet e njerëzve të suksesshëm”, Stephen R. Covey e kthen tani vëmendjen te shqetësimi kryesor i shoqërisë së sotme, te familja.

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Me qartësinë dhe veçantinë me të cilat tashmë ka bërë për vete dhjetëra miliona lexues, Covey na tregon se parimet e 7 zakoneve mund të përdoren për të ndërtuar familje të forta dhe të dashura, që zgjasin me breza.

SIÇ THOTË COVEY, KUR RRIT FËMIJËT, PO RRIT EDHE NIPËRIT.

Ai na tregon se, ndërtimi i një familjeje të fortë nuk është çështje natyre apo përkujdesi, por çështje zgjedhjeje.

Duke na treguar përvoja domethënëse, shpesh të mprehta apo me humor nga jeta e tij, por edhe nga jeta e shumë familjeve që përpiqen të jetojnë sipas këtyre parimeve, Covey na mëson se si:

 Të bëhemi agjenti i ndryshimit në familjen tonë

 Të krijojmë një formulim të misionit të familjes – shprehja nxitëse dhe përbashkuese e një vizioni dhe vlerave të përbashkëta

 Ta kthejmë familjen në përparësi, edhe në mes të kësaj bote të trazuar

 Të punojmë së bashku me efikasitet, për të gjetur zgjidhje të reja dhe alternative

 Ta zhvendosim fokusin nga mbijetesa (kur me zor ia del për vete) te domethënia (te sjellja e ndryshimeve reale për familjen dhe botën)

VLERESIME

“Marrëdhëniet në një familje kërkojnë përkushtim, përulësi, durim dhe aftësinë për të mirëkuptuar njëri-tjetrin. Libri i Stephen Covey na kujton se puna më e rëndësishme që bëjmë çdo ditë, është ajo që bëjmë për familjet tona.”

– Greg Coleman, Botues i “Readers Digest”

“Në librin ‘Shtatë zakonet e familjeve të suksesshme’, konflikti i përhershëm midis jetës profesionale dhe jetës familjare trajtohet nëpërmjet një ndërthurjeje të përsosur të parimeve, mendimit praktik dhe shembujve konkretë. Në të dyja këto aspekte, suksesi mund të përmbushet, nëse përcaktoni prioritetet dhe vendosni balancën e duhur.”

– Donald G. Soderquist, Zv/president dhe CBO i dyqaneve Uall Mart Inc.

“Është një libër i vërtetë, i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Më pëlqejnë kryesisht historitë e familjes Covey. Është një udhërrëfyes me këshilla praktike që u vjen në ndihmë të gjitha familjeve.”

– Mary Pipher, Ph.D., autore e librit “Ringjallja e Ofelisë: Shpëtimi i vetvetes te vajzat adoleshente”

Libri “Shtatë zakonet e familjeve të suksesshme”, është i mbushur me këshilla të vlefshme, të vërteta, praktike dhe madje të bazuara në përvojat vetjake. Ju dhe familja juaj do të përfitoni shumë nga leximi i tij.”

– Uilliam J. Bennett, autor i botimit “Libri i virtyteve”

“Ky libër i shkruar në mënyrë kaq të këndshme, jep këshilla të përsosura për ‘rolin dhe kujdestarinë më të rëndësishme’, që është prindërimi.”

– Botuesit e Përjavshëm

“Ky libër i shkruar në mënyrë kaq të mirëmenduar dhe i bazuar thellësisht në përvojat vetjake, tregon parimet e Stephen Covey (sigurisht edhe të Sandrës) mbi institucionin më të rëndësishëm, që është familja.”

– John E. Pepper, Drejtues dhe CEO, Procter & Gamble

“Një libër i jashtëzakonshëm mbi marrëdhëniet familjare të bazuara mbi parime. Nuk mund të kishte kohë më të përshtatshme për botimin e këtij libri sesa në ditët e sotme, kur mungesa e lidhjeve në familje po shkatërron marrëdhëniet dhe po krijon dhunë të tepërt.”

– Arun Gandhi, nipi i Mahatma Gandhi dhe themelues e drejtues i Institutit Gandhi

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Faqe532
ISBN9789928004208
Titulli origjinalThe habits of highly effective families
RedaktoriKaltra Bardhi
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiMegi Mëhilli