I ri Për bukurinë e fëmijës suaj Shiko më të madhe

Për bukurinë e fëmijës suaj

Pëllumb Karagjozi PE0135

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër u dedikohet prindërve, por është i dobishëm edhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë, specialistë të ndryshëm sidomos dhe për vetë pediatrët, të cilëve u takon përgjegjësia të ndjekin zhvillimin e fëmijës, të mbledhin anomalitë e mundshme, dhe ta drejtojnë atë te specialisti përkatës.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët164
ISBN9789928228574

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky libër i dedikohet të gjithë nënave dhe baballarëve që kujdesen për fëmijën gjatë rritjes fizike dhe trupore, jo vetëm për të ripohuar parimin "mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë", por edhe sepse, siç është e njohur për të gjithë, çdo dëmtim i funksionit mund të shfaq të meta të formës dhe çdo dëmtim i formës dhe i strukturës së organeve që përfaqëson lëvizjet, mund të jetë shkaku i patologjive, që tentojnë të bëhen kronike dhe që shfaqen tek adultët me shqetësime shumë më të rënda sesa te fëmija, duke paraqitur shpesh fillimin e patologjisë artrozike - degjenerative, të cilat sot paraqesin një nga sëmundjet më të përhapura në botën e civilizuar.

Ky libër ka qëllim t'i përgjigjet problemeve të nënave ose të kujtdo që kryen funksionin e nënës, edukatores, pra të kujtdo që mundet, në një farë mënyre, të ndihmojë fëmijën të rritet mirë dhe shëndetshëm.

Në këtë libër paraqiten shkurtimisht proceset e rritjes, tek i porsalinduri, te fëmija dhe tek adoleshenti.

Fragmente nga libri

1) Shumëkush mendon që për fëmijën e tij nuk ka rëndësi bukuria, por zgjuarsia. Është ajo që e bën të suksesshëm dhe jo të qenit "i bukur". Veçse nuk duhet të harrojmë, se defektet fizike në shumë raste janë pengesë serioze, që ai të ecë përpara. defektet fizike i shkaktojnë fëmijës trauma psikologjike, e mbyllin në vetvete, dhe shpesh e bëjnë të ndihet inferior ndaj shokëve qe e ngacmojnë për defektin e tij fizik.

2) Siç e kemi theksuar dhe më parë, fëmija s'e njeh rrezikun, kur kacavirret, ecën në vende jo të sigurta apo kërcen nga lartësitë. Për informacionin e tij psikik është e rëndësishme që ai të mund të përballet me rrezikun. Ne mund ta shohim fëmijën nga afër që të mos dëmtohet, por nuk duhet ta pengojmë të rrezikojë, ndryshe dëshira e tij për të njohur dhe për aventurë, kthehet në frikë edhe për aksionet më pak të rrezikshme. Frika e bën të palëvizshëm dhe të paaftë për të përballur përvojat e reja.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët164
ISBN9789928228574
V. Bot2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibra
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat17x24