Të shpëtosh një jetë Shiko më të madhe

Të shpëtosh një jetë

Dr. Kosta NESTOR ISO0005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky libër duhet të jetë në çdo shtëpi: Nëse jo ndodh një incident, një problem shëndetësor, bie zjarr, përmbytje, gaz, etj., kjo guidë iu vjen si zgjidhje ideale për të dhënë ndihmën e parë

Më shumë detaje

98 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Irisoft Education
Fletët40
ISBN: 9789928438652

400 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Ndihma e parë e dhënë nga qytetarët e rastësishëm që ndodhen në vendngjarje, është shumë e rëndësishme deri në ardhjen e ndihmës mjekësore. Kjo ndihmë mund të shpëtojë shumë jetë, në qoftë se njerëzit kanë informacion mbi ndihmën e parë dhe janë të gatshëm t’ia japin atë atyre që kanë aq shumë nevojë në ato momente.

Ky libër është i nevojshëm për të gjitha moshat që mund ta japin ndihmën e parë.

Parathënie nga libri

Të nderuar lexues! Jeta në qytetet tona, sidomos në qytetet e mëdha, është bërë shumë intensive në të gjitha drejtimet. Ajo bashkëshoqërohet me rritjen e numrit të rasteve urgjente për shëndetin dhe jetën e njerëzve, në të cilat është shumë e nevojshme ndihma e parë.

Gjithashtu, rritja e trafikut të automjeteve, ndërtimi urban kaotik, mungesa e adresave të sakta, të gjitha së bashku bëjnë që urgjenca mjekësore të shkojë me shumë vonesë tek ata që kanë nevojë. Mendoj se ndihma e parë, e dhënë nga qytetarët e rastësishëm që ndodhen në vendngjarje, është shumë e rëndësishme deri në ardhjen e ndihmës mjekësore.

Kjo ndihmë mund të shpëtojë shumë jetë, në qoftë se njerëzit kanë informacion mbi ndihmën e parë dhe janë të gatshëm t'ia japin atë atyre që kanë aq shumë nevojë në ato momente.

Duke u nisur nga këto arsye dhe nga përvoja ime shumë e gjatë si mjek në Urgjencën Mjekësore të Tiranës, vendosa të shkruaj këtë libër të shkurtër për Ndihmën e parë.

Ndihma e parë jepet pa medikamente dhe pa pajisje mjekësore.

Dr. Kosta Nestor

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët40
ISBN: 9789928438652
V. Bot2016
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë