Cmim i reduktuar! Kjo shtepi nuk eshte hotel, Alberto Pelai Shiko më të madhe

Kjo shtepi nuk eshte hotel, Alberto Pelai

Alberto Pelai BOG0021

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Nëpërmjet leximit të këtij libri çdo nënë dhe baba do të kuptojë më shumë rreth fëmijës së tij adoleshent, do ta njohë më mirë atë, dhimbjen dhe zemërimin e tij/saj dhe dëshirën për të bashkëbiseduar dhe për të qenë i mbështetur dhe i mirëkuptuar.

Më shumë detaje

10 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët240
ISBN9789928060969

680 Lekë

-15%

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër... eksperienca që mund të shpalosin një situatë të re për familjen tuaj. Çdo faqe e këtij libri do t'ju ndihmojë të kapërceni sfidat dhe vështirësitë me të cilat ju përball çdo ditë roli juaj si prindër. "Kjo shtëpi nuk është hotel!" Sa herë e keni dëgjuar këtë pasthirrmë kur ishit vetë adoleshentë? Sa herë e keni përsëritur nën zë, në rolin tuaj si prindër? Në një fjali gjendet kuptimi i këtij rrugëtimi të gjatë e të vështirë të rritjes: vjen një moment në jetën e fëmijës suaj, në të cilin prindërit dhe shtëpia ku ata janë rritur shndërrohet në një element të pazë-vendësueshëm, por gjithsesi kjo është relative. Dhe kjo ndodh kur fëmija juaj kupton se jashtë kësaj shtëpie "është e gjithë bota", atëherë kur miqtë jashtë kësaj shtëpie ofrojnë gjëra më interesante dhe tërheqëse nga ato që ofron nëna dhe babai. Kështu fëmija juaj një ditë kupton që gjithçka që ndodhet jashtë katër mureve të shtëpisë është më interesante dhe më argëtuese, e cila ka fuqi më shumë mbi të se sa ne që e rritëm, edukuam dhe mbështetëm deri në ato momente. Megjithatë një gjë është e qartë: kjo fole, pra shtëpia e tyre mbetet vendi më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për ta. Edhe pse jashtë mureve të shtëpisë së tij ndjehet i mbështetur, i argëtuar, i emocionuar, ai përsëri e kupton dhe do të vazhdojë ta konsiderojë shtëpinë e tij si folenë në të cilën është rritur, ku janë rrënjët e tij dhe nuk ka më të rëndësishme se nëna dhe babai, fjalë të cilat nuk mund të shuhen e të harrohen kurrë, e që mbartin në vetvete rëndësinë më të madhe. Qëllimi i këtij libri, është të "ndriçojë" apo të qartësojë, mbi atë çka ndodh me protagonistët e këtyre ngjarjeve, adoleshentët. Ky libër tenton të kthehet në një aparat fotografik për imazhet që krijohen në mendjen e një të riu, duke u përpjekur të bëjë çdo gjë të prekshme dhe të dukshme, që normalisht ju nuk mund të shihni: mendimet e tij, gjendjen emocionale që shpesh reflektohet me veprime dhe reagime të papritura. Në fund të këtij libri hapet një dritare e vogël mbi: "Botën e fshehtë të adoleshentëve". Disa adoleshentë... kanë shkruar shumë letra për nënat dhe baballarët, por që nuk u dorëzuan kurrë në destinacionin përkatës. Letrat përmbanin ngjarje, histori, ndjenja dhe emocione që nuk u treguan kurrë me zë të lartë, por që në të vërtetë mendojnë që prindërit e tyre duhet të jenë në dijeni. Nëpërmjet leximit të tyre çdo nënë dhe baba do të kuptojë më shumë rreth fëmijës së tij adoleshent, do ta njohë më mirë atë, dhimbjen dhe zemërimin e tij/saj dhe dëshirën për të bashkëbiseduar dhe për të qenë i mbështetur dhe i mirëkuptuar.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët240
ISBN9789928060969
V. Bot2014
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18-vjeç
Numri i botimeveI parë