Cmim i reduktuar! Si të shkruajmë shqip Shiko më të madhe

Si të shkruajmë shqip

Thomas S. Kane BED037

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Arti i të shkruarit është një mrekulli e pafundme, një sfidë intelektuale e rendit të lartë. Thuhet që të shkruarit mund të mësohet, por nuk mund të jepet mësim. Ky paradoks nxjerr në pah një domethënie të rëndësishme.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Center of Democratic Education
Fletët780
ISBN9789995672638

1 700 Lekë

-15%

2 000 Lekë

Share

6 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Të shkruarit nuk është si një veprim i thjeshtë. Të shkruarit kërkon zotërimin e mjaftë të arritjes më të sofistikuar të mendjes njerëzore — gjuhës. Mundësitë gjuhësore janë kaq të mëdha e të thella, saqë ne asnjëherë nuk arrijmë ta zotërojmë të shkruarit plotësisht dhe përfundimisht, megjithëse mund të vazhdojmë t'i përsosim aftësitë tona gjuhësore.

Të shkruarit 'vuan' nga një vështirësi e veçantë. Kur shkruajmë, bëjmë një numër veprimesh pothuaj njëkohësisht: organizojmë dhe rendisim idetë, mendojmë për lexuesin, zgjedhim fjalët, krijojmë me to togfjalësha, fjali të thjeshta dhe periudha, u japim formë fjalive në paragrafë, lidhim paragrafët për të krijuar njësi më të mëdha. Në të gjitha këto, nuk ka ndonjë rrjedhë kohore apo logjike të përcaktuar qartë. Të menduarit, zgjedhja e fjalëve, krijimi i fjalive, të gjitha kryhen pak a shumë së bashku, njëkohësisht. Megjithatë, për ta mësuar të shkruarit duhet vendosur një farë rregulli. Çështja është nga të fillojmë dhe si të vazhdojmë. Shumica e teksteve shkollore organizohen rreth katër elementëve të shkrimit: zgjedhja e fjalorit (pra, fjalët), fjalia, paragrafi dhe hartimi.

Ky libër nuk bën përjashtim nga rregulli. Pas një hyrjeje dhe përshkrimi të shpejtë të procesit të të shkruarit, pjesën më të madhe të kohës ia kushtojmë hartimit, paragrafit, fjalisë dhe zgjedhjes së fjalëve, në këtë rend. Pjesët që u kushtohen këtyre temave përbëjnë zemrën e këtij teksti.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët780
ISBN9789995672638
RedaktoriXhevat Lloshi
V. Bot2010
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë