I ri Mbi te verteten, regjilionin dhe moralin Shiko më të madhe

Mbi te verteten, regjilionin dhe moralin

Kaon Serjani A-005887

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kaon Serjani, i njohur si romancier, tashme vjen me nje ese reflektuese mbi moralin dhe besimin, ne keto kohe krize dhe mungese diskutimesh ne opinionin publik shqiptar

Më shumë detaje

901 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Dudaj
ISBN9789994333089

600 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

Më tepër

VLERESIME

“Ne kemi tashmë shumë të rinj e të reja që shkruajnë e botojnë libra, por jo të gjithë dinë të shkruajnë e të nyjëtojnë qartë e me mëtime të dukshme për saktësi e duke e tëholluar mirë brumin e shqipes. Kaon Serjani e ka nisur mbarë e mirë udhën e shkrimtarisë. Ai e ka në thua të shkruarit, por ka edhe zellin e përkushtimin për të bërë emër në letrat shqipe. Mbas romanit “Qelia e lirisë” dhe sprovave të tjera i është shtruar prozës filozofike e teologjike. Kemi nevojë për prozatorë që u qasen edhe lavrave studimore që kërkojnë dije e mençuri, sikundër është edhe libri Mbi të vërtetën, religjionin dhe moralin, të cilin e lexova me ëndje. Më duket se, në personin e Kaon Serjanit, ish-studentit tim të mirë, kemi një hulumtues të urtë e me perspektivë.”

Prof. Dr. Gjovalin Shkurtaj - Akademik Emeritus

“Kaon Serjani i prezanton lexuesit shqiptar me plot sukses të dhëna të reja empirike për sa i përket të së vërtetës, religjionit dhe moralit. Kjo është një prurje meritore për kuadrin e mendimit historik shqiptar për tri temat bosht që ka preokupuar kronologjikisht gjithë qytetërimin perëndimor. Autori ka përfituar të japë një përgjigje sa epistemologjike, pragmatike, etike po kaq edhe ontologjike bazuar në perceptimet, kërkesat dhe pikëpamje postmoderniste që po zotërojnë modelin dhe paradigmën e re jo vetëm shqiptare por edhe më gjerë këto dy dekadat e fundit.”

Dr. Femi Cakolli - Instituti për Studime Shqiptare dhe Protestante

“Kaon Serjanin e kam patur student në Seminarin e Denverit, ku shkëlqeu në lëndët që ndoqi, duke treguar premisa të mëdha për studiues. Këtë libër bën mirë ta lexojë cilido që po përpiqet të bëjë lidhjen e pjesëve të mozaikut të jetës sipas kuptimit të tyre.”

Dr. Douglas Groothuis - Profesor i filozofisë dhe etikës në Seminarin e Denverit, Kolorado, SHBA.

“Megjithëse të zgjuar nga natyra, studentët shpesh mundohen më kot të hipin duke u kacavarur nëpërmjet degëve në pemën e dijes, të suksesit apo të lumturisë që imagjinojnë, duke shpërfillur bazat e mendimit të mirë për çështjet e rëndësishme. Herët a vonë, njeriu duhet të nisë të shqyrtojë me ndershmëri pyetjet bazë të jetës dhe të së vërtetës, ashtu si vjelësi i mençur i frutave, që përdor shkallët dhe ngjitet nga trungu te degët e pemës. Kaoni me këtë libër ndihmon pikërisht në këtë aspekt të një fillimi të mbarë të mendimit të mirë, për jetën që ia vlen të jetohet.”

Dr. Ylli Doçi - Drejtor për Shqipërinë i Fondacionit Ndërkombëtar të Udhëheqësisë

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
ISBN9789994333089
V. Bot2020
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë