Rubairat Shiko më të madhe

Rubairat

Omar Khajami VEC0005

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Rubairat janë një nga veprat poetike më të bukura të botës. Tepër të qarta sa të kuptohen lehtësisht nga kushdo, mjaft të thella nga kuptimi sa një prej tyre vlen sa një tog vëllimesh, aq moderne nga pikëpamjet e ndjenjat sa autori i tyre duket bashkëkohor, e madje në zemër të Europës. Rubairat janë një produkt natyral i kohës dhe vendit të tyre, që ishte mesa duket mjaft pjellor për të lindur të tilla lule të rralla. Përkthimi nga anglishtja i Fan S. Noli në një botim të ri, tepër luksoz.

Më shumë detaje

46 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Vektor Editions
Fletët95
ISBN9789928431813

500 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Persia përjetoi një fazë qytetërimi të lartë e një rilindje kulturore e diturie, nga shekulli i IX deri në shekullin e XVI-të. Si gjithnjë, të tilla periudha shoqërohen nga një luftë e gjatë midis lirisë së mendimit e krijimit dhe dogmatizmës fetare. Gjithsesi, Omar Khajam u lejua të krijojë i lirë dhe të predikojë kunder fesë zyrtare dhe kundër ligjeve të shtetit, një tjetër faktor tregues i tolerancës dhe qytetërisë së Perandorisë Islamike. Rubairat, megjithë diversitetin, bukurinë e mjeshtërinë, do kishin mbetur të panjohura pa përkthimin e Edward Fitzgerald, që krijoi me rreth 110 prej tyre njëfarë monologu filozofik, kryevepër nga forma dhe nga lënda.

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët95
ISBN9789928431813
V. Bot2015
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
PërkthyesiFan. S. Noli