Pëllumbat i vrasin natën Shiko më të madhe

Pëllumbat i vrasin natën

Virion Graçi BO0281

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Me një ironi sarkastike në këtë roman tregohet fati i ndryshëm i dy vëllezërve dhe i nënës së tyre që ka humbur kujtesën.

Më shumë detaje

48 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Onufri
Fletët280
ISBN9789928261410

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Me neutralitet gati gazetaresk ndaj fakteve, autori tregon si fijet tragjike të fatit njerëzor mund të mpleksen e të ndërvaren prej ngjarjesh kontinentale e ndarjesh botërore gjeo-politike si dhe nga shtysa të brendshme, instinktive e patologjike të njerëzve të rëndomtë tjetërsuar prej pushtetit pa caqe, dehumanizuar deri në barbari.

 

Pjesë nga libri:

...Nuk kisha menduar se eshtrat e një njëzetvjeçari, eshtrat e një trupi pa jetë hedhur direkt në baltë e rërë, mbuluar me gurë, argjilë dhe zhavor, edhe pas 45 vitesh do të ishin të bardha, do të ishin si të lara me qumësht, do të ishin paqësore si këngë pëllumbash, tronditëse si rënkime fëmijësh të sëmurë rëndë. Paqen, bardhësinë, urtësinë e trishtë të skeletit të rindërtuar e prishte ajo vrima e zezë e plumbit në ballë, e shtëna me pistoletë e prokurorit të RPSSH-së në emër të popullit shqiptar. Ajo vrimë e zezë në kockën e bardhë të ballit ulëriste ende: PËRSE? PËRSE? PËRSE?

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët280
ISBN9789928261410
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë