I ri Madhështia e tragjedisë Shiko më të madhe

Madhështia e tragjedisë

Quim Monzó BOG0146

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Ky roman delikat, me ndërthurjet elegante të pabesisë, dashurisë, erosit dhe seksualitetit ekstrem, në të gjithë Evropën konsiderohet si një "kryevepër" dhe parodi postmoderne letrare. Struktura e qartë stilistikore ndërthuret ëmbël me intrigën dhe melodramatikën. Është një vepër me kontraste të humane dhe intelektuale, është në kufijtë e një tragjedie urbane bashkëkohore.

Më shumë detaje

50 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

OMBRA GVG
Fletët256
ISBN9789928062093

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rrjedha e ngjarjeve në këtë roman kalon nëpërmjet konfuzioneve seksuale dhe amoralitetit të një gjashtëmbëdhjetë vjeçareje dhe njerkut të saj, të cilët për shkak të kushteve sociale, janë të detyruar të ndajnë së bashku të njëjtën hapësirë banimi.

Ai është vejan, i përgojuar, në kolaps ekonomik, i vendosur që ta ndryshojë përfundimisht rrjedhën e jetës së tij problematike. Fillon punë si instrumentist, në orkestrën e një lokali nate të njohur.

Një këngëtare e re, me hire seksuale tunduese, josh çdo natë klientët e lokalit. Edhe ai tundohet prej saj... dhe një pas një nate të hareshme dehjeje dhe tensionesh të larta në shtëpinë e tij, marrëdhëniet ndërlikohen. Diçka shumë e rëndësishme mes tyre nuk funksionon.

Një libër sa argëtues aq edhe paradoksal, me ritëm tërhe-qës dhe kthesa të papritura, i ngarkuar me emocione tronditëse. Intriga, tradhëtia, mizoria, vetmia dhe zymtësia janë cilësitë dalluese që i bashkon personazhet e këtij romani.

Koment mbi autorin

"Quim Monzó, është nga ata shkrimtarë që ose e urren ose e dashuron..."

Philadelphia Inquirer

 

Të dhëna

Lloji i botimitPaper back
Fletët256
ISBN9789928062093
Titulli origjinalLa magnitud de la tragèdia
V. Bot2018
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 14 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiGjergj Vlashi