I ri Të ftuar në Rrethin e Dhjetë Shiko më të madhe

Te ftuar ne Rrethin e Dhjete

Flutura Açka SB0082

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Kjo rrëfenjë që shtrihet në gjysmëshekullin e fundit shqiptar dhe që merret me shtegtimin e viteve të fundit të mijëra shqiptarëve nëpër botë, është një sagë mirëfilli shqiptare e luajtur në Europën e sotme. Ky rrëfim është një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë si sublimim që nuk e zhbën koha dhe një triumf për atdhedashurinë, të tretura në gjakun shqiptar nga substanca më e bekuar e kësaj bote: Liria.

Më shumë detaje

899 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Skanderbeg Books
ISBN9789928221193

1 300 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Firence, qershor 2016. Tre miq të vjetër qysh nga fëmijëria, të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana dhe në kohë të ndryshme pas kapërcyellit të 1990-tës, vendosin të festojnë së bashku 50-vjetorin e lindjes.

Por, në jetëshkrimin e tyre prej shqiptarësh tashmë në emigrim, përzihen gjurmët e së shkuarës nën diktaturë, rrugëtimet e vejevijës së shpeshtë në vitet e lirisë mes dy atdheve të tyre dhe shenjat e përpjekjes për ta mbrojtur thelbin e tyre mes identitetit etnik të lindur dhe atij europian të fituar.

A janë ata të përgatitur ta fshijnë të shkuarën shqiptare, e cila befas ende ua dikton dhe ua helmon ndonjëherë jetën?

A do të munden ata të mbeten miq edhe pas shqyrtimit që ky takim i pafajshëm do t’u kërkojë, shqyrtim që shpesh nuk lidhet me ata vetë, por që kryqëzohet dhe ndikon në jetët e tyre?

VLERESIME RRETH AUTORES

“Flutura Açka është një nga zërat shqiptarë sqimatarë.”

Dacia Maraini, Itali

“Flutura Açka është si Marguerite Durasi – mbiemocionale.”

Amelija Liçeva, Bullgari

“Açka, është një transkriptuese e fortë e emocioneve.”

Ennio Grassi, Itali

“Stili i Açkës, me përfytyrime dhe skena të gjalla, ka ndonjëherë elementë të sagave të vjetra.”

Arjan Peters, Holandë

Të dhëna

Faqe462
ISBN9789928221193
Viti i Botimit2017
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
Përmasat13x21.5
RomanSagë&Histori