Akabadora. Nëna e fundit Shiko më të madhe

Akabadora. Nëna e fundit

Michela Murgia PE0104

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

"Akabadora - Nëna e fundit" ka fituar gjashtë çmime letrare, midis të cilave çmimet: “Campiello” (2010), “SuperMondello” (2010) dhe “Dessì” (2009). Romani është përkthyer në 20 gjuhë të botës dhe ka shitur me mijëra kopje, pasi sjell në mënyrë mjeshtrore alkiminë e moshës

Më shumë detaje

7 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

PEGI
Fletët170
ISBN9789928162052

800 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Rreth librit

Kjo është historia prekëse e Teto Bonarisë, rrobaqepëses së vjetër, që merr një bijë për shpirt, pikërisht Marian e vogël. Jeta e tyre do të rridhte e qetë, e përzier herë pas here me skandalet e vogla dhe thashethemet e pashmangshme të një komuniteti të vogël si ai i Sorenit. Por diçka e rëndësishme turbullon ujërat e vakëta të fshatit dhe jeta e Marias tronditet pakthyeshmërisht. Ajo do të gjendet para një dileme, dhe vetëm një jehonë e largët dhembshurie e dashurie do të mund t'ia tregojë rrugën e drejtë.

Në këtë roman, sekretet e dëshirat e zemrës të së resë përzihen me të fshehtat e një të moshuare; në këtë alkimi shekullore gjejmë edhe paragjykimet, vështrimet vjedhacake, lakmitë e naivitetet e ishullorëve sardenjas, që falë izolimit të tyre gjeografik, ngjajnë kaq shumë me shqiptarët.

Një nga penat më të bukura të viteve të fundit trajton mallëngjyeshëm një temë epokale, duke e pasqyruar me të gjitha dritëhijet njerëzore të mundshme.

Kritika

«Do të gjeni më shumë dashuri se vdekje në këto faqe dhe një stil që vizaton çdo personazh, çdo fjali, me të njëjtin kujdes me të cilin Teto Bonaria qëndis sythat».

- L'Espresso

«Romani shtron një pyetje të rëndë, të qenësishme. Eleganca e shkrimit, arti i të treguarit dhe humori i shkrimtares i japin historisë një lehtësi befasuese.»

- Le Monde

«Një meditim prekës mbi jetën, vdekjen dhe aftësinë e dashurisë për të lidhur, tejkaluar e liruar.»

- Publishers Weekly

«Michela Murgia, e shtyrë nga fuqia e letërsisë, e zhvendos në një univers mitik diskutimin mbi testamentin biologjik dhe eutanazinë, duke na mundësuar kështu që ta mendojmë atë herë pas here, pa bërtitur, me forcën dhe delikatesën e nevojshme.»

- Revista “Grazia”

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët170
ISBN9789928162052
V. Bot2012
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
StatusiI ri
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiBeti Njuma
RomanSagë&Histori