Cmim i reduktuar! Fausti Shiko më të madhe

Fausti

Goethe (Johann Wolfgang von Goethe ) BCA058

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Fausti është një univers botëkuptimor për nga gjerësia dhe larmia e ideve që trajtohen, përmenden apo thjesht vegojnë në të. Sjellë në shqip nga përkthyesi i shkëlqyer i Homerit e i Dantes, Pashk Gjeçi.

Më shumë detaje

28 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

Botimet Çabej
Fletët254
ISBN978-99927-33-96-7

850 Lekë

-15%

1 000 Lekë

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Një përkthim tjetër i kësaj kryevepre të letërsisë së të gjitha kohëve, një përkthim i vjetër e i ri: i vjetër sepse u krye më shumë se dyzetë vjet të shkuara, i ri sepse sheh dritën e botimit për herë të parë në këtë botim. Libri është i shoqëruar me ilustrimet e artistit Harry Clarke, ilustratori më i famshëm i veprës së Goethes, i cili përzjen me mjeshtëri stilin gotik me stilin "art nouveau" në krijimin e siluetave të errëta dhe elegante. "Fausti" nuk është as vetëm një vepër e tillë - sikurse në përgjithësi nuk ka shumë në letërsinë botërore - që në çdo skenë, madje në çdo episod e në çdo faqe na ndihmon të kuptojmë jo thjesht të kaluarën por edhe kohën që jetojmë. Shkurt, "Fausti" nuk është vetëm një lloj akademie e dijes, e parë kjo si dije jo vetëm enciklopedike, por edhe sistemore. "Fausti" është edhe një vepër e rrallë arti, nga e cila ne mësojmë si të ndiejmë moralisht ç'është e mira dhe ç'është e keqja e si të dallojmë estetikisht të bukurën nga e shëmtuara. Shkurt, "Fausti" na paraqitet edhe si një shkollë e vërtetë edukate dhe një akademi artesh të bukura. Në këtë akademi dijeje dhe artesh të bukura, në këtë shkollë edukate, gjithkush është i lirë të marrë e të lërë ç'të dojë, por është e pamundur të mos gjejë diçka që ta tërheqë me dritën e mendimit, ngrohtësinë e ndjenjës dhe gjallërinë e përjetimit. Fausti, në përfundim të leximit na lë jo thjesht mbresën e një tragjedie, ndonëse fryma tragjike na shoqëron gjithë kohës, e as thjesht mbresën e një vepre artistike, sado madhështore kjo qoftë. Por si të gjitha veprat e mëdha dhe madhështore të artit, ai na fal një begati mendimesh, përshtypjesh e përjetimesh, që nuk mund të përmblidhen në një kategori të vetme të krijimtarisë shkrimore e artistike të njeriut. Në mbarim të "Faustit" ne mbetemi të përthithur në mendime mbi jetën tonë dhe mbi kuptimin e jetës njerëzore. Dhe arrijmë të kuptojmë që për Gëten hyjnorja është puna, ndërsa djallëzorja është antipuna. Ne ndihemi njëlloj si të kishim përpirë një vepër të mirë, të thellë e vërtetthënëse ku janë gërshetuar filozofia, historia, muzika, piktura, arkitektura.

Të dhëna

Lloji i botimitHard Copy
Fletët254
ISBN978-99927-33-96-7
RedaktoriLedi Shkreli Shamku
V. Bot2008
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Grupmoshambi 18 vjeç
PërkthyesiPashko Gjeçi