Marrezia e fatit Shiko më të madhe

Marrezia e fatit

Danielle Steel BUE173

Libër i ri

Përshkrim i shkurtër

Dy çifte, katër dekada në mes. Njëri beson se nëse i dashuri vdes, ata do ta gjejnë njëri-tjetrin në jetën tjetër. Ose mbase do të kthehen në yje e do të jenë krah për krah në qiell..

Më shumë detaje

41 Artikuj

Detaje të librit

Shtëpia Botuese

UEGEN
ISBN99927-54-28-1

1 200 Lekë

Shto në listën e librave që dua

Porosit me një klik

Share

30 libra të tjerë nga e njëjta kategori:

Më tepër

Bill është një avokat i ri palodhur, i cili punon në firmën prestigjioze të familjes së tij. Në një moment, ai braktis gjithçka për të ndjekur ëndrrën për të shërbyer si pastor. Gruaja e tij, Xheni, është një stiliste, që ia ka dedikuar energjitë e saj botës së modës. Pavarësisht kësaj, ajo e lë pas jetën në Nju Jork dhe i bashkohet të shoqit. Të dy mendojnë se fati i tyre është të jenë bashkë. Pas 38 vitesh, Roberts është një botues i pavarur librash në Manhatan, i cili ka sakrifikuar jetën personale për karrierën. Lillibet është një grua kristiane që jeton si në shekullin e 17, duke u kujdesur për të atin e moshuar dhe tre vëllezërit e vegjël. Gjatë natës, në fshehtësi, ajo ka shkruar një novelë që më pas i bie në dorë Robertit. Ai bie në dashuri me librin, më pas edhe me gruan të cilën nuk e ka takuar kurrë dhe që bën një jetë të izoluar në fermë. Edhe pse Lillibet përballet me ndëshkimin nga komuniteti i saj, ajo e gjen guximin për ta botuar librin. Këto dy histori lidhen në mënyrën më të papritur, ndërsa të dashuruarit e gjejnë njëri-tjetrin sërish.

Të dhëna

Faqe326
ISBN99927-54-28-1
Viti i Botimit2003
VendodhjaTirane
GjuhaShqip
Tipi i publikimitLibër
Numri i botimeveI parë
PërkthyesiÇlirim Mukli